pesticidet

Kujdes nga këto ushqime, janë të mbushura me plastikë, pesticide dhe kemikale

Nga një studim i bërë së fundi, është vënë në pah përmbajtja e dyshimtë e orizit që importohet në vendin tonë.

Orizi është i mbushur me plastikë, besoni apo jo dhe askush nuk është duke bërë asgjë për këtë. Natyrisht, kjo është diçka shqetësuese për ne duke qenë se orizi është një produkt që konsumohet shumë në çdo tryezë.

Por, nuk është vetëm orizi të cilin duhet të kemi kujdes kur e blejmë. Ekzistojnë edhe shumë produkte me përmbajtje të dyshimtë të plastikës, pesticideve dhe kemikaleve.

Kërpudhat e përpunuara

Inspektorët kanë gjetur kërpudha të prishura, të cilat kanë qenë të importuara kryesisht nga Kina. Disa prodhues në Kinë shkojnë aq larg sa u vendosin etiketën këtyre kërpudhave të përpunuara si organike për të rritur fitimet e tyre. Nëse bëni një kërkim në Google, ju do të gjeni se ka shumë “kërpudha misterioze” në Kinë, krejtësisht false. 34% e kërpudhave të përpunuara janë nga Kina. Bëni më të mirën tuaj për të njohur burimin e produkteve që blini, në mënyrë që të merrni vetëm produkte organike dhe prodhim vendor.

Mishi i pulës

Në vitin 2013 Departamenti amerikan i Bujqësisë miratoi shitjen e pulave kineze në Amerikë. Shumë ekspertë të sigurisë ushqimore janë të shqetësuar për cilësinë e këtyre pulave, pasi Kina është një vend ku gripat e shpendëve dhe sëmundjet ushqimore janë të zakonshme. Përtej kësaj, Kina prodhon më shumë pesticide se çdo vend tjetër në botë dhe ndotet jo vetëm nga këto pesticide por edhe nga prodhimi masiv dhe industria.

Orizi me përmbajtje plastike

Siç e përmendëm më parë në këtë artikull, në ditët e sotme po prodhohet oriz plastik. Besohet se orizi po bëhet nga patatet dhe një rrëshirë false sintetike. Kur të zihet, orizi qëndron i fortë dhe nuk gatuhet si orizi i rregullt. Besohet se efektet afatgjata të këtij produkti plastik mund të jenë kancerogjene.

Kripa industriale

Kripa industriale është e papërshtatshme për konsum njerëzor por ajo është shitur si kripë e tryezës për 13 vjet! Kripa industriale mund të shkaktojë probleme mendore dhe fizike, probleme hipotiroidike si dhe çrregullime të sistemit riprodhues.

Bizelet

Një tjetër produkt i dëmshëm. Bizelet false jeshile në Kinë u gjetën në vitin 2005, dhe vazhdojnë të prodhohen edhe sot. Këto bizele false u krijuan me sojë, ngjyrë të gjelbër, dhe metabisulfite natriumi (një kemikat që përdoret si zbardhues). Kjo ngjyrë është e ndaluar të përdoret në prodhimtari sepse mund të shkaktojë kancer, si dhe të pengojë aftësinë natyrore të trupit për të absorbuar kalciumin. Këto bizele të gjelbra gjithashtu nuk zbuten kur zihen dhe uji do të marrë ngjyrë të gjelbër të panatyrshme. Pra, shmangni bizelet e gjelbra nga Kina.

Duke u bazuar në këto fakte, është gjithmonë e rëndësishme të kontrolloni origjinën e produkteve që blini. Ju rekomandojmë të vendosni gjithmonë produktet vendore para atyre të importuara. /përgatit.com