Përbërësit: 2 puding çokollate, 2 puding vanilje, 2 litra qumësht, 6 lugë sheqer, 300gr keksa të bluar, 200gr kokos.
Përgatitja për pjesën e parë: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 litër qumësht, në 1 litër qumësht hedhim 2 pudingat e çokollatës dhe 6 lugë sheqer më pas i përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të trete mirë sheqeri dhe e vendosim enën në zjarrë deri sa të trashet pudingu.
Pasi pudingu të jetë gati, e largojmë nga zjarri dhe në të shtojmë 300gr keksa të bluar duke e përzier masën mirë me lugë ose me tel kuzhine dhe më pas këtë masë e hedhim në tepsi për ëmblsira dhe e lëmë që të ftohet për pak minuta.
Përgatitja për pjesën e dytë: Marrim përsëri një enë kuzhine dhe shtojmë pjesën tjetër të qumështit pra 1 litër qumësht, më pas tek qumështi hedhim 2 pudingë vanilje, 6 lugë sheqer dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të trete sheqeri dhe më pas e vendosim në zjarrë duke e përzier mirë deri sa të trashet pudingu.
Procedura është e njejtë sikur për pjesën e parë vetëm se në pjesën e dytë shtojmë puding vanilje dhe në vend të keksave hedhim 200gr kokos. Pasi masa të jetë gati e lëmë të ftohet për pak dhe e shtojmë në tepsi sipër pjesës së parë që e kemi përgatitur më herët me puding çokollate dhe keksa.
Përgatitja e pjesës së tretë: 1kg banane, 200ml hoplla për ëmbëlsira, 1 çokollatë gatimi, 2 lugë qumësht, 50gr margarinë. Bananet i presim dhe i shtojmë sipër ëmbëlsirës, më pas marrim 1 çokollatë gatimi e shkrijmë me 50gr margarinë dhe 2 lugë qumësht, pasi të shkrihet çokollata e hedhim sipër bananeve dhe krejt në fund hopllën për ëmbëlsira të cilën e përziejmë paraprakisht me mikser deri sa të bëhet një krem I trashë.
Përgatite shpejtë dhe bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Florenta. Ju bëftë mirë!