Kjo bimë magjike bën mrekulli për shëndetin tuaj.
Shafrani i Indisë është një ndër erëzat më të përdorura edhe në vendin tonë. Prandaj ne ju propozojmë një metodë për ti rritur ato në shtëpinë tuaj fare kollaj. Shafrani rekomandohet të mbillet në pranverë. Ajo vjen nga disa rrënjë që quhen rizome .
Rrënjët e tyre duhet ti vendosni në 12 centimetra distancë nga njëra tjetra. Ndërkohë që thellësia duhet të jetë 2cm. Pasi ti keni mbjellë shtypini ato butësisht. Zgjidhni një vend që ofron diell në mëngjes dhe hije pasdite. Nuk duhet ta tejkaloni me ujitjen, pasi mund ta dëmtoni atë. Shafrani ka nevojë për pak ujë. Gjithashtu kini parasysh se shafrani ka nevojë për furnizim herë pas here me pleh të pasur organik.
Në zonat e ngrohta, të lagështa dhe tropikale, shafrani rritet për 8 deri në 10 muaj. Kur vëreni se bima ka filluar të marrë një ngjyrë të verdhë mund të filloni të korrni rrënjët. Nëse doni ju edhe mund ta ngrini shafranin për ta përdorur pastaj kur t’ju nevojitet.
Përbërësi aktiv në shafranin e Indisë është Curcumin, i cili është përbërës që i takon familjes së Zenxhebilit, Ginger. Shafrani përdoret për më shumë se 2500 vjet në Indi, ku në fillim përdorej si një bojë (ngjyrë). Përparësitë mjekësore të kësaj erëze kanë qenë të ngadalshme, por duke evoluar gjatë shekujve.
I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrshme, duke u dëshmuar i dobishëm në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore nga kanceri dhe sëmundjes Alzheimer.