Hulumtuesit nga universiteti “Virginia Commonwealth” (VCU) kanë zbuluar se me kombinimin e kurkumës me molekulat e ilaçit kundër mundimeve, substanca aktive nga kurkuma, e njohur si kurkumina, merr aftësinë e vrasjes së qelizave të melanomave në mënyrë natyrale.
Një nga vetitë më domethënëse të kurkumës është efekti kundër kancerit. Kurkuma është më efikase në parandalimin e kancerit të vezoreve. Po ashtu u ndihmon femrave në menopauzë, duke ulur rrezikun nga kanceri i gjirit. Disa studimet të tjera tregojnë se kurkuma ndihmon në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë dhe në prostatë, si dhe e parandalon leukeminë tek fëmijët.
Sasia e nevojshme për ta përdorur
Sasia ditore e preferuar e kurkumës është nga 3 deri 10 gramë, me kalimin e kohës edhe pak mund të rritet. Pra, përafërsisht një lugë kurkumë është sasia ditore e preferuar për të rriturit. Për rezultate më të mira, duhet të merret në bazë ditore, ose së paku tri herë në javë.
Personat e moshuar dhe ata më të rinj se 6-vjeçarë duhet ta marrin gjysmë luge. Kurkuma përdoret për: Forcimin e tretjes, Përtëritjen e florës së zorrës, Pakësimin e fryrjeve, Pastrimin e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit, Normalizon ciklin menstrual.
Pakëson inflamacionet te artriti, Pastron gjakun, Stimulon punën e metabolizmit, Problemet e lëkurës, Kundër kërpudhave dhe baktereve, Kundër parazitëve në zorrë, Forcon sistemin imun Kundër kancerit, Ndihmon në nivelin e kolesterolit, Kontrollon peshën trupore, Ul shtypjen e lartë të gjakut, Kujdeset për trurit dhe kujtesën, Rregullon çrregullimet neurologjike, Ul trigliceridet.
Pastë nga kurukuma
Përbërësit: 1/4 e gotës kurkumë pluhur, 1/2 e lugës pluhur të bluar, 1/2 e gotës ujë të filtruar.
Përgatitja: Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël për zierje dhe i përzieni bashkë, në temperaturë të mesme i përzieni derisa masa të shndërrohet në pastë të trashë. E lini të ftohet e më pas e ruani në kavanoz prej qelqit në frigorifer.
Patate me kurkumë
Përbërësit: 2,5 kg patate, kripë, piper, 1,5 lugë kurkumë, pak “chilli” të thatë, 45 lugë të vogla vaj ulliri.
Përgatitja: Zieni patatet në ujë të njelmët për tetë minuta. Më pas e thani dhe e aplikoni në një enë për pjekje dhe e erëzoni me erëza dhe vaj. E piqni në 200°C, për 40- 45 minuta, derisa të fitojë ngjyrë të artë.