Kurrë mos i fshini me fshesë elektrike këto gjëra në shtëpi

T’i fshini me fshesë elektrike gjërat e thyera ose të derdhura shpesh duket si zgjidhja më e mirë, duke marrë parasysh se tani të gjithë e kemi nga një fshesë elektrike në shtëpi. Por, pas një kohe të gjatë mund ta vërejmë se fshesa po lëshon një erë të keqe, kapaciteti i punës i ka rënë ose është prishur krejtësisht pa ndonjë arsye të njohur. Dhe kjo është definitivisht arsyeja pse disa gjëra nuk duhet të thithen me fshesë elektrike. Ne në pergatit.com i mësuam disa gjëra dhe duam t’i ndajmë me ju, kështu që, kurrë mos i fshini me fshesë elektrike këto gjëra më poshtë.

Kafenë, llumin e kafesë dhe kakaon

Nëse tenton ta pastrosh llumin e kafesë së përdorur, do të krijosh myk në koshin e pluhurit të fshesës. Llumi i kafesë së përdorur është gjithmonë i lagësht edhe pse mund të duket se nuk është. Këto grimca ngjiten lehtë në pjesët e brendshme të fshesës dhe është e pamundur t’i pastroni. Edhe kafeja e thatë, bashkë me kakaon, janë të rrezikshme për fshesën elektrike sepse grimcat e vogla mund t’i bllokojnë filtrat. Madje, mund të hyjnë brenda motorit dhe ta bllokojnë atë, transmeton pergatit.com.

Dheun dhe pjesët e tjera të thata të bimëve shtëpiake

A kanë hedhur fëmijët tuaj shpesh dhe nëpër korridor? Gjëja e parë që na vjen ta bëjmë në këtë situatë është ta përdorim fshesën elektrike. Megjithatë, në këtë rast, më mirë është ta fshini me një brushë sepse fshesa do ta shtyjë papastërtinë brenda gëzofit edhe më thellë dhe do të jetë shumë e vështirë ta nxirrni. Madje, nëse dheu është i lagësht, mund të shkaktojë probleme teknike në motorin e fshesës. Lulet e thata dhe gjethet e bimëve të brendshme mund të bllokojnë lehtësisht filtrin e fshesës. Ato gjithashtu lëshojnë lagështi sapo të hyjnë brenda, gjë që mund të jetë e dëmshme për pjesët e brendshme të pajisjes.

Flokët

Është e pamundur të mos thithni qime me fshesë elektrike, por është mirë të keni kujdes, sidomos për qime të njerëzve dhe kafshëve, që mos të futen brenda fshesës në sasi të mëdha. Ato e bllokojnë koshin e pluhurit dhe filtrat shumë shpejtë. Sapo të hyjnë shumë qime në pajisje, fuqia e saj bie dukshëm – madje edhe gjatë pastrimit.

Kozmetika

Pluhuri kozmetik, theksuesit dhe produktet e tjera të kozmetikës që duken të thatë, në fakt përmbajnë vajra dhe substanca të ndryshme që fillojnë të shkrihen nën ndikimin e ajrit të nxehtë. Kjo është arsyeja pse kozmetika konsiderohet një nga armiqtë më të rrezikshëm të fshesës elektrike – sepse përbërësit e yndyrshëm do të shkrihen brenda pajisjes dhe do të bllokojnë pjesët mekanike dhe filtrat. Është pothuajse e pamundur t’i pastroni filtrat sapo produktet kozmetike të hyjnë në të, transmeton pergatit.com.

Copat e vogla të letrës dhe tullumbacet

Tullumbacet e bllokojnë fshesën elektrike shumë shpejt, duke shkaktuar nxehje të tepërt të pajisjes dhe bllokim të motorit. Konfeti është edhe më i rrezikshëm se letra. Grimcat e tij shkrihen shpejt brenda fshesës nën ndikimin e ajrit të nxehtë, mbërthehet në vende që nuk mund të arrihen dhe e bëjnë fshesën të mos funksionojë.

Kabllot elektrike

Duket zgjidhje e lehtë pastrimi i kabllove elektrike me ndihmën e fshesës elektrike, por gryka dhe fuqia thithëse mund të dëmtojë kabllot dhe në raste të rralla t’i këpusë ato. Madje, ka raste kur kabllot kanë tela të vogël të nxjerrë jashtë, për shkak të dëmtimit, dhe që nuk vërehen, prandaj nuk është mirë t’i pastroni sepse me një prekje të vogël mund të përfundoni me një goditje elektrike apo siç njihet, elektro-shok. Kjo është arsyeja pse duhet të shmangni pastrimin e kabllove me fshesë elektrike në këtë mënyrë, sidomos kabllot në tryezë, kuzhinë ose sallon, transmeton pergatit.com.

Dyshemenë e lagësht

Është e rrezikshme ta pastroni dyshemenë e cila është shumë e lagësht ose ka ushqim të lagësht në të – pasi mund të merrni goditje elektrike nga kjo. Gjithashtu, ka gjasa që të shkaktoni qark të shkurtër. Nëse dyshemeja është dukshëm e lagësht, fshesa elektrike nuk shfaq ndonjë reaksion nga jashtë, por nga brenda. Do të futet në motor dhe më pas ai do të lëshojë një erë të keqe.

Copat e vogla të xhamit

Dëmi që copat e vogla të xhamit i shkaktojnë fshesës elektrike është i dukshëm, por prapëseprapë shumë njerëz vazhdojnë t’i thithin këto copa me fshesë elektrike. Në shumicën e rasteve, pas disa procedurave të tilla të pastrimit, duhet t’i ndërroni zorrët e buta të fshesës, filtrat dhe çantën që mbledh pluhurin. Dëmet e vogla mund të mos jenë të dukshme aspak, por fshesa nuk mund ta mbajë pluhurin brenda dhe do ta kthejë atë përsëri jashtë në ambientin e shtëpisë, përmes pjesëve të dëmtuara.

Mielli

Ekspertët thonë se nëse e pastroni miellin nga dyshemeja me fshesë elektrike, kujdes se sa shumë miell pastroni. Një sasi e vogël nuk bën asgjë, por nëse thithni shumë, është më mirë ta pastroni në mënyrë manuale. Përndryshe, do ta dëmtojë fshesën dhe gjithë filtrat do të bllokohen dhe mielli mund të mbetet brenda dhe ta dëmtojë tërësisisht motorin. /PERGATIT.COM