Kulaçe të mbushura me mish të bluar dhe perime

Përbërësit: 1 gotë ujë të ngrohtë, 1 lugë gjelle maja buke, 1 lugë e mesme kripë, 1 lugë e vogël sheqer, 450gr miell. Për mbushje: 200gr mish i bluar, 1 karrotë, 1 spec i djegës, 1 qepë, 1 kungull i njomë, 1 patëllgjan të zi, 1 lugë e mesme veget, kripë, biber i zi, biber të kuq. Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë një gotë uji të ngrohtë, një lugë gjelle maja buke, një lugë e mesme kripë, një lugë të vogël sheqer dhe e përziejmë masën për pak me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë gradualisht 450gr miell, duke e përzier masën me lugë ose me makinë brumi.

Pasi brumi të jetë gati e mbulojmë sipër me qese kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë ashtu për 50 minuta. Më pas marrim një tigan e vendosim në zjarr dhe shtojmë vaj, tek tigani hedhim karrotë, spec djegës, qepë të gjitha të grira imët dhe i fërgojmë duke i përzier vazhdimisht me lugë. Më pas tek perimet që fërgohen shtojmë 200gr mish të bluar, shtojmë kungull të njomë të grimcuar, patëllgjan të zi të grimcar, një lugë të mesme veget, kripë sipas nevojës, biber i zi dhe i përziejmë mirë me lugë duke i fërguar për disa minuta perimet, të cilat i mbojmë sipër me një kapak dhe pasi të fërgohen pak ua shtojmë një lugë të mesme biber të kuq.

Pastaj marrim brumin, e hedhim në tavolinë të përmiellur dhe e ngjeshim me duar. Nga brumi formojmë 7 kulaçe dhe para se ti vendosim në tepsi i mbushim me mishin e bluar dhe perimet ashtu siç e shikoni në video. Pasi i kemi vendosur në tepsi i lyejmë sipër me një të verdhë veze dhe më pas i pjekim në temperaturë 250 gradë C për 25 minuta.

Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe i lëmë që të ftohen për pak më pas i shërbejmë. Bëhen tepër të shijshëm.

 Ju bëfshin mirë!