Përbërësit: 3 vezë, jogurt (kos), sodë bikarbonat, kripë, miell, 1 litër vaj për fërgim. Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, 5 garuzhde jogurt (kos) ashtu siç e shikoni në video, nvaret për sa persona dëshironi ti përgatitni ashtu hidhni edhe jogurt por nëse dëshironi të përgatisni më pak hidhni më pak jogurt.
Më pas tek masa shtojmë një lugë të mesme kripë, një lugë të mesme sodë bikarbonat dhe e përziejmë masën mirë me lugë. Pastaj tek masa shtojmë miell derisa të fitojmë një brumë të trashë, e hedhim brumin në tavolinë të përmiellur dhe e ngjeshim mirë me duar.
Brumi e ndajmë në kulaçe më pas e hollojmë me holluese siç e shikoni në video, më pas bëjmë format e llokumave si të dëshirojmë duke i ndarë me anë të një thike. Në një tigan hedhim vajin rreth 1 litër vaj dhe e lëmë që të nxehet vaji, më pas i hedhim llokumat në vajin e nxehtë dhe i pjekim derisa të marrin ngjyrë të artë. Përgatiten shpejt dhe bëhen shumë të shijshëm. Ju bëfshin mirë!