Përbërësit:
3 vezë, 1kg spinaq, 1kg jogurt (kos), 1 gotë vaj, 1 pecivë (pluhur për pjekje), 100gr miell gruri, 500gr miell misri, pak gjalpë kripë.
Përgatitja:
I rrahim së pari vezët, pastaj shtojmë vajin, jogurtin, gjalpin e shkrirë, miellin e grurit dhe pecivën. I hedhim kripë sipas nevojës dhe më pas i shtojmë miellin e misrit. Pastaj grijmë spinaqin imët dhe e hedhim në përbërje. Të gjitha këto përzihen mirë.
E lyejmë tepsinë me gjalpë dhe e vendosim përbërjen në të. E pjekim në temperaturë 200 gradë C për 30 minuta. Pasi të piqet e prisni në katrorë dhe e shërbeni me djathë, turshi apo jogurt. Ju bëftë mirë!
(Receta është tradicionale shqiptare, e përgatitur qysh nga kohërat e lashta).