Lëng i shijshëm limoni

Nevojiten:
5 limona,
1 ¼ gota sheqer,
4 gota gjysmë ujë.

Udhëzimet:
I qerojme limonat dhe i prejme ne gjysma. Limonat i menjanojme kurse lekuren e qeruar e marrim dhe e vendosim ne nje ene dhe i hedhim sheqerin siper tyre dhe e leme te qendrojne ashtu per nje ore.

Pastaj marrim nje ene dhe e mbushim me uje te cilen e hedhim ne zjarr qe te vloje. Kur te vloje uji e derdhim ngadale mbi lekuren e limonave (tani me te sheqerosur). E leme te ftohet per 20 minuta dhe pastaj i heqim lekuren e limonave nga kjo perzierje. Limonat e menjanuar i marrim dhe i shtrydhim ne nje ene, dhe pastaj duke perdorur kulluese e qesim mbi perzierjen e fituar me heret. I perziejme te dyja mire dhe i fusim ne frigorifer.

Keshille: Preferohet qe te servohet ne gote me kube akulli!

Ju befte mire!