✕
Ky lëng shalqiri është i përsosur për ditët e nxehta të verës! Shalqi, akull dhe pak lëng limoni bashkohen së bashku dhe fitohet ky lëng i mrekullueshëm.
Përbërësit:
4 filxhanë kube shalqiri pa fara,
10 kube akulli,
1/3 filxhan lëng limoni,
¼ filxhan sheqer,
1/8 lugë gjelle kripë.
Përgatitja:
Vendoseni shalqirin dhe akullin në një blender (përzierës elektronik). Hidheni lëngun e limonit, sheqerin dhe kripën. Përzieni derisa të bëhet lëng i butë. Ju bëftë mirë! /pergatit.com