Pija më e shëndetshme verore

Gjatë verës, është shumë e rëndësishme që të qëndroni të hidratuar për të pasur një shëndet të mirë.

Trupi do të kërkojë më shumë lëngje gjatë verës dhe ju sigurisht duhet të konsumoni më shumë. Përderisa uji është gjithmonë më i miri, ka edhe disa pije të cilat jo vetëm ju freskojnë por edhe ndikojnë mirë në shëndetin tuaj.

Kjo është njëra prej tyre:

  1. Uji i kastravecit

Kastraveci është një ushqim i fuqishëm, për shkak se përmban shumë ujë. Kastravecët janë të pasur me vitaminë A, C dhe B6. Plus, pija është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe bëhet me të vërtetë e shijshme!

E gjitha çfarë ju duhet është:

1 kastravec mesatar, i pastruar dhe i prerë në feta,

900ml ujë.

Kombinoni kastravecin dhe ujin në një kavanoz të madh dhe lëreni të qëndrojë për një orë ose më shumë. Shërbejeni të ftohtë.

Këshilla shtesë për hidratim gjatë verës

Të qëndrosh i hidratuar është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë verës. Uji ndihmon largimin e helmeve nga trupi. Më e mira është që të pini ujë në dhomë temperature, sidomos pas aktivitetit të madh. Këshilla të tjera:

Pini ujë 30 minuta para ose 60 minuta pas ushqimit, kështu që të mos i holloni lëngjet tuaja të stomakut të cilat janë të nevojshme për tretjen e ushqimit.

Shmangni pijet e gazuara, pijet e buta dhe pijet me sheqer të mbushura me kimikate.

Kur jeni aktiv, sigurohuni që të merrni një sasi uji me vete.

Pini shumicën e kohës ujë ose pije të përgatitura në mënyrë natyrale si kjo më lartë.

Si mund ta dini nëse jeni të dehidratuar? Përveç etjes, ngjyra e urinës mund të jetë një tregues i mirë se ju keni nevojë për më shumë ujë. Nëse urina juaj është me ngjyrë portokalli të mbylltë, duhet të pini më shumë ujë.

Pijet me alkool, sheqer dhe kafeinë ju dehidratojnë, që është një arsye tjetër pse uji është më i miri. Shmangni edhe dietat e panevojshme që i shihni në TV! /pergatit.com