Receta legjendare e omletit spanjoll

Përbërësit:
3 vezë,
2 lugë gjelle qumësht,
pak gjalpë,
domate,
proshutë,
djathë (kaçkavall),
piper të zi,
kripë.

Përgatitja:
Përzieni vezët me qumështin, shtoni piperin dhe pak kripë. Priteni proshutën dhe domatet, dhe grimcojeni djathin.

Derdheni dy të tretën e përzierjes në një tigan për fërgim dhe fërgoni së bashku me domatet dhe proshutën. Dhe pas disa minutave, rrotullojeni skajin e omletit në tigan për të formuar fillimin e një tubi.

omlet

Në pjesën e zbrazur të tiganit, derdheni përzierjen e mbetur nga omleti, dhe lëreni të fërgohet për disa minuta. Më pas rrotullojeni gjithë omletin duke bërë një formë tubi.

omlet

Largojeni nga tigani, priteni në pjesë dhe shërbejeni menjëherë. /pergatit.com

Ju bëftë mirë!