Përbërësit: 1kg miell, 2 vezë, 300ml kos, gjysmë luge gjelle kripë, gjysmë luge gjelle sodë buke (sodë bikarboni).
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë përafërësisht 1kg miell, më pas tek mielli shtojmë 2 vezë, 300ml kos, gjysmë luge gjelle kripë, gjysmë luge gjelle sodë buke. Masën e përziejmë mirë me lugë ngadalë deri sa të përzihen mirë të gjithë përbërësit që i kemi hedhur së bashku me miellin.
E përziejmë brumin mirë me lugë deri sa të trashet pastaj e ngjeshim me duar, duke i shtuar nga pak miell që të mos na ngjitet. E formojmë një kulaç, më pas e hedhim në tavolinë të përmiellur duke e holluar një petë mesatare.
Pasi e hollojmë petën, nga brumi presim forma sipas dëshirës dhe më pas i hedhim një nga një në vaj për fërgim të cilin e kemi ngrohur paraprakisht në temperaturë mesatare. Pasi të piqen i vendosni në një enë apo tepsi, nëse dëshironi që tu largohet yndyra shtoni një pecetë në enën që do ti vendosni.
Mund ti sherbeni me çfarë do që keni dëshirë, djathë apo reçel. Llokuma tepër të shpejt dhe bëhen shumë të shijshem, receta u dergua nga Kosovarja. Ju bëftë mirë!