Përbërësit: 5kg domate të grira, 3-4 fafarona, 1 konzervans, 1 vinobran.
Përgatitja: Fillimisht i pastroni mirë domatet dhe fafaronat, më pas në një enë kuzhine i grijmë domatet një nga një me anë të një thike. Domatet mos të jenë të grira shumë imët por në copëza mesatare sepse lëshojnë shumë lëng.
Pastaj marrim edhe fafaronat i grijmë me anë të një thike dhe i shtojmë tek domatet, pasi i kemi grirë mirë domatet dhe fafaronat i përziejmë mirë së bashku dhe më pas i hedhim në kavanoz me anë të një luge deri sa të mbushet mirë kavanoza.
Nga kjo përzierje mbushim aq kavanoza sa na nevojiten dhe i mbyllim mirë me kapak, këtë sallat e lëmë të qëndrojë për 7 javë në një vend të thatë dhe të freskët më pas është e gatshme për tu konsumuar. Kur ta konsumoni sallatën gjatë dimrit, në momentin që e shërbeni në pjata grini një qepë dhe shtoni pak kripë. Ju bëftë mirë!