Speca të grirë turshi, receta që ju duhet këtë dimër

Përbërësit: 8 speca të kuq, 1 gotë uthull molle, ½ filxhan vaj, 1 lugë gjelle kripë, 5 thelpinj hudhër, 8 copë majdanoz.

Përgatitja: Fillimisht pastroni specat dhe largojauni farat mirë, më pas specat i prisni me thikë ashtu siç e shikoni në video. Më pas marrim një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 1 gotë uthull molle, ½ filxhan vaj, 1 lugë gjelle kripë të trash por mundeni të shtoni edhe kripë normal.

E përziejmë mirë uthullën e mollës me vaj deri sa të vloj dhe të tretet kripa, në momentin që vlon shtojmë specat dhe i përziejmë mirë me lugë, e mbyllim enën me kapak dhe i lëmë që të zbuten pak për 5 minuta më pas i përziejmë edhe pak me lugë dhe e mbyllim enën me kapak edhe për 5 minuta të tjerë.

Enës ia largojmë kapakun dhe i përziejmë specat pak me lugë, më pas tek specat shtojmë 5 thelpinj hudhër, 8 copë majdanoz në fleta ose të grirë si të dëshironi dhe i përziejmë mirë që të vlojn me specat edhe për 2-3 minuta dhe më pas e ndalim temperaturën.

Pasi të jenë gati specat marrim 3 kavanozë dhe i mbushim me speca siç e shikoni në video, më pas tek secila kavanozë shtojmë pak nga lëngu i mbetur ku janë përgatitur specat dhe më pas i mbyllim kavanozët mirë me kapak duke i rrotulluar në anën tjetër siç e shikoni në video.

I lëmë të qëndrojn ashtu për një natë dhe më pas turshit janë gati për ti konsumuar, një recetë mjaftë e lehtë dhe e shijshme. Ju bëfshin mirë!