”Makarons” ëmbëlsira franceze

Përbërësit për 40 copa:

150gr të bardha vezësh (afërsisht 5 të bardha vezësh të vogla), 200gr miell bajamesh (ose bajame të reduktuara në pluhur me mikser), 220gr sheqer, 200gr sheqer pluhur, 50ml ujë, një lugë të vogël ngjyrues ushqimor (pluhur), për mbushje krem gjalpi ose marmelatë frutash të ndryshëm.

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin, i vendosim në zjarrë të ulët pa i përzierë derisa shurupi të ketë arritur temperaturën 110-118 gradë C. Në momentin e arritjes së kësaj temperature, ia shtojmë dalëngadalë pa ndalur rrahjen e vezëve me sheqerin pluhur dhe vazhdojmë rrahjen derisa kremi të jetë ftohur dhe të ketë marrë një ngjyrë të shëndritshme, shtojmë edhe ngjyruesin ushqimor që kemi zgjedhur dhe i përziejmë mirë.

Në një tas bashkojmë miellin e bajameve të situra me gjysmën e mbetur të sheqerit pluhur. I shtojmë gjysmën e mbetur të të bardhave të vezëve dhe i përziejmë mirë, shtojmë edhe kremin e të bardhave të vezëve dhe i përziejmë me shumë delikates me spatul (lugë të madhe që e përdorim për pire), nga poshtë lartë që masa të mos bjerë.

E hedhim këtë përbërje në një xhep pastiçerie dhe formojmë sfera të vogla të cilat i lëmë të pushojnë për 20-30 minuta në një tavë të shtruar me letër furre. Gjatë kësaj kohe, sferave mund tu bjerë pak volumi por kjo është plotësisht normale.

I pjekim në furrë të parangrohur me ventilim në 136-140 gradë C për rreth 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohë, i lëmë në furrë gjysmë të hapur për 2 minuta të tjera. I lëmë të ftohen makaronsat ndërkohë që përgatisim mbushjen.

Me ndihmën e një xhepi pastiçerie ose një lugë të vogël, vendosim pak mbushje mbi një makarons dhe e bashkojmë në formë sandwichi me një tjetër makarons me shumë kujdesë. Përpara se ti shërbejmë makaronsat, preferohet të pushojnë për një natë në frigorifer dhe mund ti ruajmë në një enë alumini ose në frigorifer për 2-3 ditë. Ju bëfshin mirë!