Përbërësit për pandispanjen:
7 të verdha të vezë, 7 të bardha të vezë,10 lugë sheqer, një lugë gjelle kakao, 3 lugë miell
një lugë e gjysmë sode bikarbone.
Kremi:
4 vezë, 10gr sheqer, 4 lugë miell, 3dl qumësht, 2 brinjë çokollatë gatimi, 25gr margarinë i shkrirë.
Përgatitja:
Përziejmë miellin, sheqerin, kakaon dhe shtatë të verdhat e vezë dhe sodën e bukës.
Shtojmë masën nga shtatë të bardhat e vezëve dhe butësisht i përziejmë të gjitha sëbashku.
Hidhen në një tepsi të madhe për pjekje dhe piqen në 180 gradë C për rreth 25 minuta, dhe
pasi të piqet e largojmë nga tepsia dhe të ngrohtë e mbeshtjellim me një leckë të lagur si role.
Fillojmë përgatitjen e kremit, qumështin e ziejmë me sheqer miell dhe vezë më pas ftohet dhe në të shtoni margarinë. Përzierjen e ndajmë në dy pjesë dhe njërën pjesë e përziejmë me çokollatë të shkrirë.
Shtrojmë poshtë pandispanjën e përgatitur dhe e lyejmë me krem të bardhë, pastaj mbi të i hedhim krem të errët. Pastaj peta rrokulliset në mënyrë si është e vendosur dhe nga ajo e formojmë një tortë role e lyejmë sipër me krem çokollatë të shkrirë dhe e dekorojm me feta bajame, përgatitet shpejtë dhe bëhet shumë e shijshme.
Ju bëftë mirë!