Patëllxhan në tavë

Përbërësit:

1kg mish të bluar, 2 qepë, një ve, majdanoz, bazilik, mëlmesa sipas dëshirës.

Salca e domateve: 

Fërgohen një qepë, pak hudhër, një spec, i shtohet domatja e bluar e freskët ose e blerë më pas kur të vlon e ulni temperaturën dhe e zieni ngadalë për një orë, duke i hedhur kripë pak piper i zi, një katror sheqer dhe kur të përfundoni së zieri i shtoni pak bazilik të grirë.

Përgatitja:

Përzihen të gjitha, mishi, qepët, mëlmesat më pas pastrohen dhe priten në rrathë patëllxhanët. Renditen patëllxhanat në tavë si në fotot më poshtë, mbushet tava dhe mbulohet me salcë domatesh e përgatitur paraprakisht.

Vendosen në furrë të nxehtë për 40 minuta, pastaj mbulohen me djathë të grirë dhe futen përsëri në furrë për pak minuta më shumë dhe nxirret nga furra e shërbehet e ngrohtë. Ju bëftë mirë !

Receta u rekomanduar nga Valdete Berisha.

14100315_523230541207282_7551989247368546553_n14067697_523230534540616_8126104835323110071_n14067449_523230527873950_1301100665505238791_n14068162_523230537873949_2656836123626134089_n14117909_523230601207276_1232222996830297295_n