Nëse fytyra juaj duket kështu, keni këto probleme me shëndetin

Sipas mjekësisë tradicionalelindore, fytyra jonë reflekton shëndetin dhe jetesën tonë. Ne në pergatitmenduam se mund të jetë e dobishme për të gjithë ne që të mësojmë atë çfarëfytyra jonë tenton të na thotë – dhe çfarë zakone duhet të ndryshojmë pastaj. Gjithsesi, është mirë të dini se çfarë po ndodh brenda jush dhe çfarë sinjale po dërgontrupi juaj.

Fytyra e thatë dhe e hollë

Ka gjasa që keni shkuar shumëlarg me ushtrime ose dietë. Kur ushtroni shumë, ju ia mohoni lëkurës së fytyrëstuaj të marrë sasinë e nevojshme të oksigjenit, dhe zona tek mollëzat preket mësë shumti nga kjo. Bëjeni një plan të ushtrimeve dhe përmbajuni një diete tëshëndetshme, kështu që fytyra juaj të duket e re dhe e freskët, transmeton pergatit.com.

Fytyra e fryrë (ënjtur)

Nëse e shihni se fytyra juaj është fryrë ose ënjtur, do të thotë se duhet të ushtroni pak më shumë ose të reduktoni nivelin e stresit dhe konsumimin e alkoolit. Këta tre faktorë ndikojnë negativisht në procesin e prodhimit të kolagjenit, duke e bërë lëkurën e fytyrës më të lëshuar. Për ta bërë fytyrën të duket më re dhe më e butë, bëni aktivitet fizik çdo ditë dhe reduktoni konsumimin e alkoolit.

Rrudhat

Nëse ju pëlqen të kaloni shumë kohë në diell, duhet ta dini se ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollce është një nga shkaqet e rrudhjes së hershme. Pasi lëkura përreth syve është shumë më e hollë dhe më delikate, ajo mund të dëmtohet lehtë nga dielli. Mbrojeni fytyrën duke aplikuar krem dielli madje edhe në ditët e ftohta.

Lëkura e thatë

Të ushqyerit e dobët ështëarsyeja numër një pse fytyra juaj është e thatë dhe e ndjeshme. Ushqimi i dobëtrezulton në mungesë të atyre vitaminave dhe mineraleve që janë përgjegjës përelasticitetin e lëkurës. Mos harroni se kremrat anti-plakje janë të padobishëmnëse nuk kujdeseni për lëkurën tuaj nga brenda. Sigurohuni që po konsumonifruta dhe perime të ngjyrave të ndryshme, dhe shpejt do të vëreni rezultate në lëkurë.

Skuqja e fytyrës

Pirja e madhe e kafesë mund tëshkaktojë lëkurë të irrituar dhe të kuqe. Kafeina dehidraton qelizat, dukeshkaktuar inflamacion dhe thatësi. Gjithashtu, nëse punoni natën dhe fliniditën, mund të mbetni pa vitaminë D për shkak se nuk e ekspozoni lëkurën ndaj diellit rregullisht.

Lëkura e verdhë

Nëse shihni se toni juaj i lëkurës është bërë i verdhë, mund të keni probleme me mëlçi ose anemi. Është e rëndësishme që të konsultoheni me një specialist sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse vëreni ndryshime të tilla në lëkurë.

Lëkura e zbehtë

Nëse lëkura juaj bëhet më e zbehtë se zakonisht, mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit. Provoni të rrisni konsumimin e ushqimeve të pasura me hekur, si mish dhe perime. Mos e harroni vitaminën C, pasi lehtëson absorbimin e hekurit në trup.

Rrathë të errët nën sy

Nëse vuani nga pagjumësia dhe keni dietë të pashëndetshme, do ta keni më të vështirë t’i luftoni këta rrathë të errët nën sytë tuaj. Konsumimi i duhanit dhe alkoolit kanë gjithashtu ndikim negativ. Duhet të flini mjaftueshëm (rreth 8 orë) dhe t’i lini zakonet e këqija. Ushtrimet dhe një dietë e balancuar do të bëjë mrekulli për lëkurën e lodhur.

Akne

Nëse dieta juaj është e pasur me yndyra dhe sheqer, kjo mund të jetë arsyeja e shfaqjes së akneve në fytyrë. Nganjëherë, fajin e kanë edhe ndryshimet hormonale. Por pavarësisht shkakut, mbajeni fytyrën gjithmonë të pastër dhe largoni të gjitha helmet nga brenda duke ngrënë shëndetshëm.