Roladë e shpejtë

Përbërësit:

100gr çokollatë për zierje, 80gr margarinë, 4 vezë, 120gr sheqer, 160gr miell
150ml qumësht, një pluhur për pjekje, pak kripë.

Për kremin:

300ml qumësht, 70gr sheqer, 50gr nisheste, 60gr kokos, 100gr margarinë, çokollatë dhe kokos për dekor.

Përgatitja:

Së pari shkrijmë mbi avull çokollatën me qumështin dhe margarinën dhe lihen të ftohen,
në ndërkohë ngrohim furrën në 180 gradë C. Përziejmë të bardhat e vezës me pak krip derisa të bëhet një shkumë e fortë dhe pastaj shtohen të verdhat një nga një.

Përziejmë miellin me pluhurin për pjekje. Përziejmë shkumën nga atë të bardhat e vezëve me tretësirën më çokollatën dhe margarinën e shkrirë dhe të vakët. Në këtë masë shtojmë edhe miellin e përzierë më pluhurin për pjekje. Përziejmë krejt masën me shpejtësinë më të ulët të mikserit.

Masën e qesim në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 30×40 dhe piqet për 25 minuta. Pas pjekjes ëmbëlsira mbështillet në formë rrumbullake me ndihmën e një lecke kuzhine të lagur dhe lihet derisa të përgatisim kremin.

Për kremin përziejmë sheqerin, nisheste dhe qumështin dhe i vëmë të vlojnë. Përziejmë vazhdimisht derisa kremi të trashet mjaftueshëm, më pas largojmë kremin nga zjarri dhe shtojmë margarinë dhe kokos duke e përzierë vazhdimisht derisa margarina të shkrihet dhe kremin e lëmë të ftohet pak.

Largojmë leckën nga rolada duke e shtrirë në një vend të rrafshët dhe e lyejmë me krem në krejt sipërfaqen. Roladën e mbështjellim dhe e lëmë në tabak ku pasi të ftohet mirë në temperaturë dhome për disa orë. Më pas e dekorojmë me çokollatë të shkrirë dhe kokos pluhur.

Ju bëftë mirë!