Tortë me arra dhe kakao

Përbërësit:

4 të bardha të vezës, 175gr sheqer, 2 lugë miell, 1.5 lugë kakao, ½ qese (pluhur për pjekje), 200gr arra të imtësuara të pjekura.

Filli:

4 të verdha të vezës, 150gr sheqer, një lugë qumësht, 1.5 lugë kakao, 100gr margarinë.

Glazura:

100gr eurokrem sipas zgjedhjes suaj.

Udhëzimet:

Së pari tunden të bardhat e vezës në shkumë të fortë. Pastaj shtohet mielli i përzierë me pluhur për pjekje, kakao dhe arrat e imtësuara dhe përzihet me lugë. Krejt masa pasi përzihet mirë, qitet në kallepin për pjekje të madhësisë 20×20 dhe piqet në një vend e pastaj pritet horizontalisht dhe bëhen dy peta, ose brumi ndahet në dy pjesë dhe piqen ndaras. Pandispanjat e pjekura lihen të ftohen.

Për kremin përzihen të verdhat e vezës me sheqerin derisa të shkrihet sheqeri, pastaj shtohet qumështi dhe kakao. Kjo përzierje qitet në zjarrë të ngadalshëm të zihet për 5-10 minuta. Kur kremi të jetë zier e largojmë nga zjarri dhe e leme të ftohet pak. Pastaj tundim margarinën e qëndruar më parë në temperaturë ambienti dhe i bashkohet kremit thuajse të ftohur dhe përzihet akoma me mixer derisa masa të njëtrajtësohet.

Kremin e përzier mirë e qesim përsipër pandispanjës së parë dhe përsipër vendosim pandispanjën e dytë. Krejt përsipër qesim eurokremin e shkrirë pak dhe e shpërndajmë mirë në krejt sipërfaqen e sipërme. Ëmbëlsira duhet të qëndroj së paku tri orë e pastaj të shërbehet.

Ju bëftë mirë !