Jeta e gjelbër dhe bimët në shtëpi janë një mënyrë shumë e mirë për të përmirësuar kualitetin e ajrit dhe për të rritur nivelet e oksigjenit.
Ka shumë bimë të cilat mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni humorin, të luftoni depresionin dhe të përballeni me sulmet e ndryshme të panikut.
Shkencëtarët kanë kryer disa studime mbi lulen e quajtur Jasminë. Ata kanë zbuluar se aroma e Jasminës dhe vaji i saj, qetësuan minjtë të cilët shkencëtarët i studiuan, transmeton pergatit.com.
Skanimet në tru treguan se kjo lule rritë efektet e një përbërësi të quajtur GABA në qelizat nervore – dhe ky përbërës lehtëson ankthin dhe inkurajon qetësinë.
Sipas profesorit Hanns Hatt, këto gjetje u publikuan online në Revistën e Kimisë Biologjike, në artikullin e titulluar: “Aromaterapia me bazë shkencore”.
Profesori Hatt, nga Universiteti Ruhr i Gjermanisë, shtoi: “Kemi zbuluar një lloj të ri të receptorit GABA i cili mund të administrohet në mënyrë parësore ose përmes ajrit të frymëmarrjes. Aplikohet për qetësim, ankth, eksitim dhe lehtësim të agresionit, duke përmirësuar edhe gjumin”.
Gjithashtu, uebfaqja Kaliana.com raporton:
“Hulumtimi në Universitetin Wheeling Jesuit nga Dr. Bryan Raudenbush, asistent profesori i psikologjisë, tregoi se mbajtja e lules Jasminë brenda në dhomë, aty ku flenë njerëzit, çon në efikasitet më të lartë të gjumit dhe reduktim të lëvizjeve në gjumë”.
Pjesëmarrësit në studim që morën frymë në vendin ku ishte lulja Jasminë, ulën nivelet e ankthit dhe performuan më mirë në testet psikologjike. Për më tepër, efekti i lules Jasminë ishte më i lartë gjatë orëve të pasdites.
Vaji i lules Jasminë gjithashtu është shumë i mirë. Ai mund të përdoret si mënyrë natyrale për të rritur humorin, rregulluar nivelet e hormoneve, për të trajtuar ankthin, përmirësuar gjumin dhe lehtësuar lodhjen.
Pra, kjo është arsyeja pse duhet ta mbani një lule të tillë në dhomën e gjumit. A dëshironi të stresoheni më pak, të flini më mirë dhe të ndjeheni në përgjithësi më të lumtur, pa barëra dhe ilaçe? /Pergatit.com