Përbërësit: 3 vezë, 3 lugë sheqer, 4 lugë miell, 4 lugë kakao.
Për fillin: 1 krem djathë maskarpone, 1 krem djathë philadelphia, 100ml ajkë e ëmbël.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë, 3 lugë sheqer dhe i tundim mirë me tel kuzhine deri sa të treten mirë vezët dhe sheqeri. Më pas tek masa shtojmë 4 lugë gjelle miell, 4 lugë gjelle kakao por jo shumë të mbushura. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit deri sa të fitojmë një masë homogjene.
Më pas masën e përgatitur e hedhim në tepsi të lyer me margarinë që të mos na ngjitet brumi duke e shtrirë mirë në të gjithë sipërfqen e tepsisë. Pastaj e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 30 minuta, por e shikojmë vazhdimisht me një shkop se a është pjekur brumi mjaftueshëm.
Pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet për pak minuta, në ndërkohë në një enë kuzhine shtojmë 1 krem djathë mascarpone, 1 krem djathë philadelphia, 100ml ajkë të ëmbël dhe i tundim me mikser për 5 minuta. Më pas marrim brumin e ëmbëlsirë dhe e presim në formë rrumbullake me anë të një gote, marrim nga dy copë rrumbullake dhe i mbushim me kremi e përgatitur.
Kështu vazhdojmë me të gjithë brumi, më pas i dekorojmë sipër me krem dhe pjesën e brumit që na mbetet e thërmojmë me duar dhe ua hedhim sipër kremit ëmbëlsirave ashtu siç e shikoni në foto. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Labinota. Ju bëfshin mirë!