Kjo recetë për hallvë është më ndryshe se që e keni përgatitur ndoshta më parë. Bëhet me ujë mineral, ndryshe nga herat e tjera dhe bëhet tepër e shijshme. Provojeni!
Përbërësit: 2 gota vaj, një lugë mesatare sheqer, 300gr miell, gjysmë litre ujë mineral, dhe në fund sheqer sipas nevojës.
Përgatitja: E hedhim vajin në një tigan, derisa të vlojë. Ia hedhim një lugë mesatare sheqer, e përziejmë derisa sheqeri të skuqet pak.
Pastaj ia hedhim miellin, e përziejmë derisa të ketë marrë ngjyrën e kafët duke i hedhur përsëri sheqer për ëmbëlsim sipas nevojës. Pasi të ketë marrë ngjyrë, ia shtojmë ujin mineral dhe e përziejmë mirë e mirë derisa të trashet, që të mos mbetet me kokërra. /pergatit.com
Ju bëftë mirë!