Mos e hidhni lëkurën e shegës bën mrekulli

Përparësitë magjike shëndetësore të kësaj frute njihen tashmë disa shekuj. Nuk është e përshtatshme sikur disa lloje të pemëve, mirëpo dobitë e saj shëndetësore janë të magjishme.

Shega (punica granatum) i përket familjes Punicaceae. Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe, e mjaft e njohur si simbol pjellorie dhe fati të mbarë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë.

Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Shega kryesisht ka madhësi të një portokalli apo grejpfruti. Ka formë ovale dhe lëvore ngjyrë të kuqërremtë.

Shkenca po merret me zbulimin e sekreteve të shegës: hulumtohen përbërësit nutritivë dhe shërues të frutës, lëngut, madje edhe vajit i cili merret nga farat. Gjithashtu, shega kohë më parë është shpallur “kampione” midis pemëve dhe sërish është gjendur në qendër të vëmendjes, jo vetëm për shkak të shijes të mirë të thartë e deri te shija e ëmbël, por për shkak të kontributit të saj në ruajtjen e shëndetit

Në tryezën e fundvitit nuk duhet të mungojë kurrsesi shega, simbol i mirëqenies, jetëgjatësisë dhe mbarësisë. E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese.

Mirëpo shega është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për lëkurën, sidomos nëse është e inflamuar dhe e tejmbushur me puçrra dhe akne, ndihmojnë në prodhimin natyral të kolagjenit, si dhe hiperpigmentimin e lëkurës. Pëbërësit me veti antibakteriale dhe Antioksidantët e shegës luftojnë gjithashtu papastërtitë e lëkurës dhe infkesionet e mundshme.

Ja një maskë shumë interesante që duhet ta përdorni sa më shpejt meqë jemi në sezonin e shegëve.

Përbërësit: 2 shegë me madhësi mesatare, 1 lugë gjelle uthull molle dhe 2 luge gjelle lëng limoni.

Qërojini dy shegët dhe kaloni në blender lëkurën, të cilën duhet ta vloni paraprakisht për 5 minuta, dhe një pjesë të kokrrave. Shtoni lëng limoni ose uthull molle derisa të krijohet një masë kremoze. Aplikojeni këtë maskë aty ku keni akne ose puçrra dhe lereni që lëkura ta absorbojë plotësisht. Duhet ta mbani në fytyrë për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet natyralisht.

Do të habiteni me rezultatin që pas dy javëve të para të përdorimit, por kujdes maska duhet përdorur vetëm 2 herë në javë.