Të pasura me minerale dhe vitamina, qepët e reja janë një thesar i ushqyesve dhe përbërësve medicinalë.
Përveç kaliumit, squfurit dhe oligoelementeve të ndryshme, ky ushqim pranveror me kalori të ulëta përmban vitamina B1, B2, C, E, K, P (në veçanti në pjesën e gjelbër), si dhe karoten, glikozide, vajra esenciale dhe hormonin bimor glukokinin (i ngjashëm me insulinën) që redukton nivelin e sheqerit në gjak.
Është vërtetuar se vitaminat dhe mineralet e përfshira në qepën e re kanë ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht atij kardiovaskular dhe sistemin nervor. Përveç kësaj, në sajë të pasurisë së vajrave thelbësore dhe substancave aromatike medicinale, ky ushqim medicinal vepron si një antibiotik natyral, dhe shkatërron bakteret e dëmshme në zorrë
Lëngu i qepës së re është përdorur në mjekësinë popullore si një ilaç për infeksione të ndryshme të lëkurës. I përzier me një lugë gjelle mjaltë, ndihmon tek problemet e lehta të frymëmarrjes për shkak se lehtëson kollitjen, shëron grykët dhe të ngjirurit e zërit.
Qepët e reja ruajn zemrën sepse janë me plot anti-oksidues, që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Po ashtu, përmbajnë mjaft vitaminë C, që ndihmon në tensionin e gjakut për të qëndruar në kufijtë e lejuar të normales dhe mbron nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.
Por kjo nuk është e gjitha, qepa e re gjithashtu ka veti diuretike për shkak të cilave është përdorur si një ilaç natyral për rregullimin e tretjes. Nuk rekomandohet vetëm për njerëzit që vuajnë nga gastriti, sepse stimulon sekretimin e lëngje të lukthit.