Arsyet përse duhet të hiqni dorë menjëherë nga kafeja me qumësht.
Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën e sidomos dhe në vendin tonë, kafeja është e përbërë prej kokrrave të thara (pjekura) të kafesë, që rrjedhin nga druri i kafesë.
Gjithashtu kafeja është e mbushur me antioksidues, sikurse acidi klorogjenik dhe melanoidi. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces qe shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidët nga kafja e pjekur kanë efekte antioksidues, pavarësisht nga mënyra se si është trajtuar kafja.
Tradita e pirjes së përditshme të kafesë e përfshin edhe kafenë me qumësht, por a keni menduar ndonjëherë se a janë të dëmshme për organizmin dhe deri në ç’masë ushqimet që përmbajnë laktozë ose kafeinë. Për ta gjetur këtë, megjithatë nevojitet të bëni hulumtime të caktuara të cilat do të kontribuojnë për një jetë të shëndetshme.
Disa mendojnë se qumështi i jep një aromë më të lehtë dhe më të shijshme për kafen e tyre. Por sipas studimeve, kombinimi i kafesë dhe qumështit ka pasoja negative shëndetësore.
Lexoni tre arsye të rëndësishme si më poshtë:
- Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksjen e stomakut që është shumë e vështirë për t’u tretur. Kështu, jo vetëm që kafeja me qumësht bëhet më pak e lehtë, por gjithashtu mund të shkaktojë intolerancë.
- Qumështi në kafe shkakton sekretim të kalciumit përmes urinës duke rritur sekretimin e kalciumit në zorrët.
- Kafe e thjeshtë nuk përmban kalori dhe yndyra. Kur kombinohet me qumësht, atëherë numri i kalorive të panevojshme dhe yndyra që hamë është rritur, sidomos kur pimë shumë kafene çdo ditë.