Mos i hani më këto 6 ushqime kur jeni me perioda

Nevojat ushqyese të gruas ndryshojnë përgjatë ciklit menstrual dhe luhatja e hormoneve nuk është e vetmja arsye për këtë. Gratë zakonisht humbin mineralet dhe vitaminat thelbësore përmes gjakderdhjes.

Në mënyrë që të kompensohen këto humbje, ekspertët rekomandojnë një dietë të balancuar në përputhje me periodat. Produkte të veçanta mund t’ju ndihmojnë të mbani një nivel të shëndetshëm të elementeve të cilat ju ndihmojnë të përballeni me dhimbjet, ënjtjet, kokëdhimbjet, të vjellat dhe lodhjen, transmeton pergatit.com.

Ne në pergatit.com vendosëm të hulumtojmë pak mbi këtë çështje dhe gjetëm se çfarë duhet të hani dhe çfarë jo gjatë menstruacioneve, në mënyrë që shëndeti juaj të përfitojë.

Ushqimet që duhet t’i hani gjatë periodave

Brokoli

Hekuri është minerali që gratë e humbin më së shumti gjatë gjakderdhjes menstruale. Brokoli ju ndihmon të kompensoni humbjen. Përveç hekurit, brokoli është i pasur me fibra, magnez dhe kalium të cilët do të ndihmojnë në reduktimin e fryrjes, tretjen dhe relaksimin e muskujve.

Bananet

Bananet janë zgjidhja më e mirë ushqimore gjatë periodave. Këta fruta janë përplot kalium, magnez dhe fibra. Ato ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë lëvizjet e çrregullta në zorrë, diarrenë dhe shtrëngimet në bark, transmeton pergatit.com.

Çokollata e zezë

Nëse ju duhet një arsye më shumë për të ngrënë çokollatë, atëherë kjo është ajo. Çokollata e zezë përmban shumë minerale të shëndetshme si hekur, magnez, antioksidantë dhe flavanole. Ajo rregullon qarkullimin e gjakut dhe relakson enët e gjakut. Pa e përmendur aftësinë që çokollata e ka për rregullimin e humorit tuaj!

Salmoni

Salmoni duhet të përfshihet në çdo dietë pasi cilësohet shumë i shëndetshëm për shkak se përmban acide yndyrore të shëndetshme ‘omega-3’ dhe është i pasur me proteina. Hani salmon gjatë periodave për të reduktuar inflamacionin, larguar shtrëngimet dhe rregulluar ciklin menstrual.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është mjaft i mirë për të kontrolluar inflamacionin por ju ndihmon edhe për të reduktuar dhimbjet menstruale. Shtoni një copë xhinxheri të freskët në çajin tuaj nëse po vuani nga dhimbjet abdominale.

Portokajtë dhe limoni

Hani më shumë fruta për të rritur marrjen e vitaminave dhe reduktuar sheqernat gjatë periodave. Frutat e thartë janë shumë të mirë. Përveç vitaminave, ata kanë edhe shumë fibra dhe ujë, të cilët e mbajnë trupin të hidratuar dhe ndihmojnë tretjen. Gjithashtu, ata mund të reduktojnë edhe rrjedhjen e periodave nëse po keni gjakderdhje të rëndë.

Ushqimet që nuk duhet t’i hani gjatë periodave

  • Qumështi: Duhet t’i evitoni produktet e qumështit nëse keni vazhdimisht dhimbje në bark. Qumështi përmban laktozë, një lloj i veçantë i sheqerit që shumica e njerëzve e kanë të vështirë ta tretin. Për më tepër, laktoza ju shkakton fryrje, dhimbje stomaku dhe të përziera – të gjitha këto që mund t’i keni përjetuar tashmë për shkak të periodave.
  • Sheqerkat: Sheqerkat tuaja të preferuara mund t’ju pëlqejnë shumë por ato kontribuojnë në fryrje, gazra dhe inflamacion për shkak të sheqerit të rafinuar që përmbajnë. Trupi juaj po kalon nëpër boll telashe duke humbur gjak dhe minerale. Në këtë rast, duhet të rrini larg sheqerit artificial dhe të merrni vetëm atë natyral përmes frutave.
  • Kafeina: Studimet tregojnë se konsumimi i kafeinës gjatë periodave mund të zgjasë ato në disa raste, madje të shkaktojë edhe amenorrohean, mungesën e menstruacioneve. Kështu, nuk duhet të pini kafe para dhe pas periodave.
  • Ushqimet pikante (djegës): Ngrënia e ushqimeve pikante mund të çrregullojë stomakun.