pasul

Receta më e mirë e pasulit

Padyshim pasuli është një pjatë shumë e njohur në kuzhinën shqiptare dhe shumë prej nesh kemi metodat tona se si të përgatisim pasulin që të ketë shije sa më të mirë.

Sot po ju sjellim një recetë krejt ndryshe, speciale dhe shumë të shijshme. Recetën më të mirë të përgatitjes së pasulit.

Përbërësit: 500gr Pasul, 3-4 lugë gjalpë, 3 qepë, 2 lugë miell, piper të kuq, piper të zi, vegetë, kripë.

Përgatitja: Pasi ta keni vendosur pasulin për zierje në tenxhere, derdhim të gjithë ujin e pasulit pas zierjes së parë. Shtojmë ujë dhe e vendosim prapë të zihet. Në një tigan, i hedhim 3-4 lugë gjalpë, tri qepë të grira jo shumë imët dhe i fërgojmë deri sa qepët të marrin ngjyrën kafe.

Marrim 3-4 lugë ujë nga tenxherja e pasulit që po zihet dhe i hedhim në tigan tek qepët, vazhdojmë ti fërgojmë deri sa të marrin ngjyrë dhe masa të trashet. Shtojmë piperin e kuq, piperin e zi dhe pak vegetë. Hedhim masën në tenxhere tek pasuli. Gjatë zierjes pasulit i hedhim kripë sa për shijen tonë.

Pasi që pasuli gati është zier dhe është gati për tu futur në furrë, në një gotë me ujë shtojmë dy lugë miell, e përziejmë mirë dhe këtë masë e hedhim në tenxhere dhe pasulin e lëmë të qëndrojë në furrë deri sa të shteret dhe të jetë gati për ngrënje.

Ju bëftë mirë!