Mpiksja e gjakut është një problem serioz shëndetësor dhe shumë njerëz përballen me të. Ekspertët në Klinikën Mayo shpjegojnë se gjaku në fakt është i “projektuar” të mpikset, por nganjëherë procesi i mpiksjes ndodh kur e presim më së paku.
Mpiksja është mënyra më e mirë e trupit për ta ndalur gjakderdhjen dhe zakonisht kur ndodh mpiksja, njerëzit shohin shenja, nxirje ose mavijosje. Për fat të keq, mpiksjet mund të shkaktojnë sulm në zemër, goditje në tru dhe probleme të tjera shëndetësore. Kontrolloni këto simptoma më poshtë. Kjo do t’ju ndihmojë të shihni nëse keni mpiksje gjaku brenda trupit tuaj.
Gjymtyrë të fryrë
A keni dëgjuar ndonjëherë për trombozë të thellë të venave (DVT)? Kjo ndalon rrjedhjen normale të gjakut. DVT mund të ketë rezultat serioz, sepse organet vitale nuk mund të marrin oksigjen mjaftueshëm.
Dhimbje ose butësi në këmbë
DVT shpesh shoqërohet me butësi dhe dhimbje. Nganjëherë ata që vuajnë nga kjo gjendje përshkruajnë dhimbjen si një ngërç.
Vija të kuqe në lëkurë
Mavijosjet janë disa lloj mpiksje, por vijat e kuqe afër venave janë gjithçka përveç një plage normale. Kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur. Këto vija ju japin një ndjesi të ngrohtë kur i prekni.
Dhimbje kraharori / frymëmarrje e rënduar
Kombinimi i këtyre dyjave mund të sinjalizojë që keni mpiksje gjaku në mushkëri. Konsultohuni me një mjek sepse kjo mpiksje mund të ketë rezultat fatal.
Shkurtim i frymëmarrjes
Të mos mund të marrësh frymë thellë është shpesh shenjë e mpiksjes së gjakut në mushkëri. Pacientët nganjëherë përjetojnë dridhje në zonën e gjoksit në formë vibrimi, rrahje të shpejta të zemrës ose ndjenjë trullosjeje. Konsultohuni menjëherë me një mjek.
Kollë e papritur
A po kolliteni pa ndonjë arsye, ashtu papritmas? Kontrolloni ritmin e zemrës, gjoksin dhe ritmin e frymëmarrjes. Është koha që ta thirrni mjekun nëse keni ndonjë nga simptomat më lartë dhe kollë të vazhdueshëm. Konsultohuni me mjekun, thirrni emergjencën ose thjeshtë shkoni në spital. Ju apo jeta e dikujt që e njihni me këto simptome mund të jetë në rrezik. Mësoni këto sinjale që trupi ju dërgon.