Shumica e njerëzve këto ditë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e të ngrënit shëndetshëm. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se enët e gatimit të përdorura për të bërë ushqimin janë pothuajse aq e rëndësishme sa ushqimi vetë.
Edhe dieta më e shëndetshme mund të rezultojë në ndërlikime shëndetësore nëse enët tuaja janë toksike.
Kemi hulumtuar për të gjetur enët e gatimit më të rrezikshme dhe kemi zbuluar alternativa më të sigurta për t’u përdorur si zëvëndësuese.
Enët prej tefloni
Vetitë jo-ngjitëse të enëve prej teflonit realizohen nëpërmjet një shtrese PTFE (polytetrafluoroetileni), I cili është një polimer plastik që fillon të lëshojë toksina kur nxehet mbi 300 gradë Celcius. Këto kimikate toksike çojnë në simptoma të ngjashme me gripin të quajtur ethet e tymit të polimerit, i njohur joformalisht si gripi i Teflonit.
Një tjetër përbërje kimike e gjetur në enë gatimit prej Tefloni është PFOA (acidi perfluorooctanoic), i cili asociohet me disa lloje të kancerit duke përfshirë kancerin e gjirit, prostatës dhe ovarian. Ndërsa besohet se PFOA është e pranishme në prodhimet e Teflonit në sasi të tilla të vogla sa që nuk përbën rrezik për njerëzit, vlen të përmendet se është gjetur edhe në shumë gjëra të tjera të përditshme. Kjo është arsyeja pse është më mirë të kufizoni ekspozimin ndaj tij sa herë që të jetë e mundur.
Provoni këtë alternativë të sigurt në vend të saj: enë gatimi prej gize të vërtetë. Ky është një opsion i sigurt i gatimit që me të vërtetë e ka përballuar testin e kohës. Ngrohet mirë dhe shumë në mënyrë të barabartë, dhe madje mund të jetë i kalitur për ta bërë atë jo-ngjitës.
Enë gatimi prej alumini ose me veshje alumini
Alumini është një metal neurotoksik. Nivelet e larta të aluminit kanë qenë të asociuara me disa sëmundje të sistemit nervor qendror, duke përfshirë Alzheimer dhe ALS. Megjithëse enët prej alumini zakonisht janë të veshura, veshja është e prirur të prishet, duke e liruar metalin toksik në ushqimin tuaj.
Provoni këtë alternativë të sigurt në vend të aluminit: enë gatimi me xham. Ky është një opsion tjetër i sigurt për t’u marrë në konsideratë. Ajo kurrë nuk do të lëshojë ndonjë gjë toksike kur të nxehet, është e qëndrueshme, e përshtatshme për mjedisin dhe nuk mban asnjë aromë apo erë të keqe. I vetmi defekt është se nuk është jo-ngjitës, por është një çmim i vogël për të paguar krahasuar me sigurinë që të jep si enë gatimi.
Enë gatimi prej bakri
Ju mund të keni parë enë gatimi prej bakri në dyqane dhe vëreni se sa të bukura janë. Ju gjithashtu mund të keni dëgjuar për aftësitë e tij përçuese, të cilat mundësojnë ngrohje të shpejtë dhe të njëtrajtshme. Por ae dini se bakri në të vërtetë mund të jetë i rrezikshëm kur përdoret në enë gatimi?
Ashtu si disa metale të tjera të rënda, bakri është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut në sasi të vogla. Por një sasi e tepërt e tij në trup mund të çojë në helmim prej metaleve të rënda. Kur enët e bakrit nuk janë të veshura, ato mund të lëshojë bakër kur gatuajmë ushqime acidike. Dhe kur është e veshur, veshja shpesh përmban nikel, i cili është një tjetër element toksik.
Provoni këtë alternativë të sigurt zëvendësuese: enë gatimi çeliku. Ky është një opsion i shkëlqyeshëm – është relativisht i lehtë dhe rezistent ndaj gërvishtjeve, dhe mund të jetë i kalitur për ta bërë atë jo-ngjitës! Do të zgjasë edhe një kohë të gjatë. Vetëm sigurohuni që jeni duke blerë çelik inox për ushqim – ky lloj nuk përmban asnjë nikel ose krom.
Enët me veshje qeramike
Enët e veshura me qeramikë duken të bukura dhe të sigurta në pamje të parëi. Në fund të fundit, qeramika 100% është krejtësisht e sigurt për qëllime gatimi. Megjithatë, një shtresë prej qeramike zakonisht fsheh materiale të këqija.
Veshje me shtresë të butë qeramike nuk është më e qëndrueshme dhe fillon të shpërthejë pas disa muajve të përdorimit të përditshëm.
Kur ndodh kjo, plumbi dhe kadmiumi që nganjëherë gjendet në shtresë do të përfundojnë në ushqimin tuaj dhe më vonë në trupin tuaj. Helmimi prej plumbit është një nga llojet më të rrezikshme të helmimit me metale dhe mund të rezultojë në dhimbje abdominale, dhimbje koke, infertilitet dhe komplikime të tjera shëndetësore (dhe në raste të rënda, koma dhe vdekje).
Edhe kur veshja është pa plumb, ena e gatimit e zirosur mund të paraqesë rreziqe – zakonisht është alumini neurotoksik që është nën shtresën qeramike.
Provoni këtë alternativë të sigurt në vend të saj: enë 100% qeramike. Kjo është një nga opsionet më të mira dhe më të sigurta, pasi që është bërë me materiale krejtësisht natyrale, nuk është toksike dhe nuk do të gërvishtet apo zhvishet. Është gjithashtu jo-ngjitës dhe mund të lahet në pjatalarëse. I vetmja e metë është se qeramika 100%-she mund të jetë shumë e kushtueshme, por do të zgjasë një kohë të gjatë.