Thonjtë tanë janë pak më shumë se ato zgjatjet e ngurtësuara të lëkurës. Në të vërtetë, lëkura, thonjtë dhe flokët tonë përmbajnë proteinën strukturore fibroze, keratinën.
Keratina, si një përbërës vital, mbron flokët dhe lëkurën tonë. Shtresa e ngurtë e thonjve të gishtave të këmbëve dhe të duarve quhet alfa-keratin, dëmtimet e të cilave potencialisht mund të tregojnë për një problem shëndetësor.
Thonjtë shpesh pasqyrojnë gjendjen tonë të përgjithshme të shëndetit. Ndryshimet në thonj, të tilla si njollë ose fryrje, mund të sinjalizojnë problemet shëndetësore duke përfshirë sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave, probleme të zemrës dhe të mushkërive, anemi dhe diabet.
Me fjalë të tjera, shëndeti i thonjve dhe shëndeti trupor janë gjithëpërfshirës. Pra, nëse doni të dini se si po mbahet shëndeti juaj, hidhni një sy shëndetit të thonjve tuaj.
Ja cilat janë 7 shenjat paralajmëruese potenciale që po ju japin thonjtë tuaj që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë:
Thonj Konkavë (si lugë)
Thonjtë konkavë janë të lidhura me një numër problemesh të brendshme shëndetësore. Ndërsa shumica e thonjve të shëndetshëm janë mjaft të hollë dhe me kurbë lart, duke u dhënë thonjve formën që të duken natyrisht të rrumbullakosura, thonjtë konkavë janë të lakuar nga brenda.
Thonjtë konkavë mund të lidhen me gjendjet e ndryshme shëndetësore, duke përfshirë hemokromatozën e hepatitit të mëlçisë, ku mëlçia thith shumë hekur. Çështje të tjera të mundshme shëndetësore përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare, anemi (mungesa e hekurit) dhe hipotiroidizmi.
Thonjtë e fryrë
Në dallim me thonjtë e shëndetshëm, pamja e thonjve të fryrë është më e habitshme. Ato duken gati si llamba me pigmentim të bardhë të ndritshëm. Thonjtë e tillë formohen kur lëkura nën thua rritet, duke e detyruar të fryhet.
Thonjtë e fryrë lidhen me çrregullime të rënda të tilla si SIDA, sëmundje inflamatore të zorrëve, sëmundje të mëlçisë dhe sëmundje të mushkërive.
Thonjët e çngjyrosur
Thonjtë e shëndetshëm duken rozë me një bazë të bardhë-rozë. Thonjtë që marrin ndonjë ngjyrosje tjetër mund të tregojnë një problem të mundshëm shëndetësor. Thonjtë që duken “të zbehur” në ngjyrë tregojnë për një mangësi të mundshme të vitaminave, për shembull.
Këtu janë disa probleme të tjera të mundshme të lidhura me këtë rast:
– Thonjtë kaltërosh mund të tregojnë një nivel të ulët oksigjeni në trup.
– Thonjtë jeshil në të verdhë tregojnë një infeksion të mundshëm bakterial.
– Shenja damari të kuq që gjenden në thonj mund të jenë një shenjë e një problemi valvule të zemrës.
– Thonjtë e bardhë pa pigmentim rozë mund të jenë një simptomë e sëmundjes së mëlçisë.
– Vijat e bardha në thonj mund të tregojnë një problem në veshka.
Thonj të thatë, që thyhen, të brishtë
Thonjtë që janë të plasaritur, të thatë ose të brishtë janë zakonisht rezultat i infeksionit bakterial ose i çekuilibrit hormonal. Çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë thonjtë e thatë dhe të brishtë që shpesh ndahen ose plasen.
Thonjtë e vrazhdë ose me vraja
Thonjtë që tregojnë vrima të shumta të vogla ose vraja mund të rezultojë nga trauma në thonj, ndër të tjera. Thonjtë e vrazhdë mund të lidhen me një nga gjendjet e mëposhtme shëndetësore:
– Alopecia areata, një çrregullim i sistemit imunitar që rezulton me humbjen e flokëve.
– Psoriasis
– Mungesa e zinkut
Kreshta paralele
Thonjtë që kanë kreshta horizontale të njëpasnjëshme është gjithashtu një shenjë e mundshme e traumave të thonjve. Gjendja gjithashtu mund të shfaqet pas një periudhe të gjatë me ethe nga një çrregullim mjekësor themelor. Ato gjithashtu mund të rezultojnë nga:
– Diabeti ose para-diabeti
– Psoriasis
– Mungesa e zinkut
Thonj që ndahen
Nuk është e pazakontë që thonjtë e ndarë të lënë një njollë të dukshme dhe hendekun poshtë në mes të thonjve. Thonjtë e ndarë kanë shumë nga shenjat e njëjta si thonjtë e thyer / të thatë / të çarë, por në këtë rast thonjtë zhvishen në shtresa. Gjendjet e zakonshme mjekësore që lidhen me thonjtë e ndarë përfshijnë:
– Kequshqyerja afatgjatë
– Psoriasis
– Mangësitë ushqyese, duke përfshirë vitaminën C, acid folik dhe proteina.
Nëse keni probleme të përsëritura shëndetësore me thonjtë tuaj, ndoshta duhet të këshilloheni nga një specialist. Dermatologët specializohen në diagnozën dhe trajtimin e gjendjeve të lëkurës, thonjve dhe flokëve.
Specialisti duhet gjithashtu të jetë në gjendje t’ju tregojë drejtimin e duhur në lidhje me opsionet e trajtimit, duke përfshirë ndihmën për çdo gjendje shëndetësore, nëse ekziston një e tillë.