Kohë më parë, Victoria Beckham postoi një fotografi ku shihej duke e puthur në buzë vajzën e saj Brooklyn. Fotografia shkaktoi shumë reagime në rrjete sociale, me njerëz të shumtë që komentonin nëse kjo ishte diçka e mirë apo jo.
Mjekët thonë, fëmijët duhet të ndjehen të dashur dhe të sigurt në mjedisin familjar. Por puthja në buzë nuk është ideja më e mirë për ta shprehur dashurinë prindërore, transmeton pergatit.com. Ne sot vendosëm ta kuptojmë pse kjo mënyrë e shprehjes së dashurisë diskutohet aq shumë dhe çfarë mendimi kanë psikologët e fëmijëve për këtë.
Mund të ndryshojë kuptueshmërinë e fëmijës për kufijtë personal
Buzët dhe goja janë kufijtë personal të trupit të fëmijës, siç shpjegon psikologja Charlotte Reznick. Kur e puthni fëmijën në buzë, ju u tregoni atyre se kufiri i trupit të tyre është i hapur dhe se dikush mund të hyjë në territorin e tyre pa asnjë problem.
Kjo përfshin edhe ushqyerjen me forcë, mbështjelljen e shtrëngueshme të fëmijës dhe gudulisjen agresive. Prindërit që i bëjnë këto gjëra, mund të rrisin shansin që fëmija i tyre të zhvillojë “sindromin e viktimës” me paaftësinë për të thënë “jo” dhe për t’i menaxhuar kufijtë e tyre personal.
Është johigjienike
Mjekët, sidomos dentistët, paralajmërojnë se në gojën tonë ka shumë mikrobe të cilat mund të mos u bëjnë keq të rriturve, por që mund të transmetohen tek fëmijët dhe t’i dëmtojnë ata. Dhe pasi fëmija ka një sistem imun më të dobët, Charlotte Reznick qartëson se disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës, transmeton pergatit.com.
Fëmija mund të fillojë t’i puthë edhe të tjerët në buzë
Fëmija mund të fillojë të sillet ashtu siç i keni mësuar në shtëpi – duke i puthur fëmijët e tjerë apo të rriturit e tjerë në buzë për të shprehur simpatinë e tyre. Psikologët thonë se, fëmijët mbajnë mend mirë gjestet që ua mësojnë prindërit e tyre. Kështu, ata mund ta provojnë këtë gjest me të tjerët. Kjo është arsyeja pse psikologët këshillojnë që fëmijën ta puthni vetëm në faqe ose në ballë. /PERGATIT.COM