Përbërësit: 3 vezë, 50gr sheqer, 50ml vaj, 50ml qumësht, 200gr miell, një pako pluhur për pjekje (pecivë).
Për dekorim: 200ml qumësht, 3 lugë të mesme kakao, 200ml hoplla, 80gr çokollatë e shkrirë, çokollatë e bardhë, çokollatë e zezë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët, më pas shtojmë 50gr sheqer dhe i rrahim me mikser për 5 minuta. Më pas shtojmë 50ml vaj, e përziejmë përsëri masën me mikser dhe pastaj shtojmë 50ml qumësht.
E përziejmë masën përsëri me mikser, më pas shtojmë 200gr miell dhe një pako pluhur për pjekje duke e përzier masën me anë të një luge. Më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta.
Në ndërkohë përgatisim kremi hoplla, marrim një enë kuzhine shtojmë 200ml hoplla dhe e tundim me mikser. Më pas tek hoplla shtojmë 80gr çokollatë të shkrirë dhe e përziejmë së bashku me hopllen. Më pas marrim 200ml qumësht, në të hedhim 3 lugë të mesme kakao e përziejmë mirë dhe sapo ta largojmë ëmbëlsirën nga furra ia hedhim qumështin me kakao sipër.
Pasi ëmbëlsira ta ketë pirë masën me qumësht dhe kakao, sipër e lyejmë me kremin hoplla dhe krejt në fund e dekorojmë me çokollatë të bardhë dhe çokollatë të zezë ashtu si në video. Ju bëftë mirë!