Përbërësit: 3 vezë, një gotë të ujit sheqer, 1 gotë të ujit qumësht, 1 gotë të ujit vaj, 12 lugë të gjellës miell, një pako sheqer vanilje, një pako pluhur për pjekje (pecivë), 2 lugë të gjellës kakao.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët, një gotë të ujit sheqer dhe i përziejmë mirë me mikser për 7-8 minuta. Më pas tek masa shtojmë një gotë të ujit qumësht, një gotë të ujit vaj dhe i përziejmë përsëri me tel kuzhine.
Pastaj tek masa shtojmë 12 lugë të gjellës miell, një pako sheqer vanilje, një pako pluhur për pjekje dhe e përziejmë përsëri masën me anë të një luge ose tel kuzhine. Më pas e marrim dhe një enë tjetër kuzhine dhe ndajmë gjysmën e brumi në dy pjesë të barabarta.
Tek njëra enë ku kemi ndarë brumin, shtojmë 2 lugë të gjellës kakao dhe e përziejmë brumi deri sa të fitojë ngjyrë të zezë. Më pas marrim një tepsi për ëmbëlsira me 32 cm, shtojmë një lugë nga brumi pa kakao duke e shtrirë mirë dhe më pas shtojmë një lugë tjetër sipër nga brumi me kakao.
Dhe kështu vazhdojmë me radhë duke hedhur një lugë nga brumi pa kakao dhe një lugë nga brumi me kakao deri sa të fitojmë një brumë në formë zebre ashtu si në video. Më pas ëmbëlsirën e fusim në furrë për pjekje në 220 gradë C për 15-20 minuta. Pasi të piqet e lëmë të ftohet për pak më pas e presim dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!