Muffins me proshutë dhe vezë

Përbërësit:
6 feta proshutë
6 vezë
3 të kuq të vezës
Gjysmë luge gjelle uthullë
Gjalpë i shkrirë
4 lugë gjelle lëng limoni
Pak kripë
Pak piper të zi
6 fetë buke

Udhëzimet:
Mbushim një enë të thellë me ujë. Sigurohuni që mos të e mbushni plotë. E vëmë ujin të ziejë dhe mbi ujë shtojmë tre të kuqë të vezës dhe një gjysmë luge gjelle uthulle, dhe i përziejmë mirë.

Ngadalë hedhim gjalpin e shkrirë në përzierjen e vezëve, pak nga pak, derisa të fitohet masa e duhur. Nëse përzierja bëhet shumë e trashë i shtojmë dy lugë ujë të nxehtë. E largojmë nga zjarri, dhe i hedhim mbi lëng limoni, pak kripë dhe piper të zi.

Marrim një tavë për muffins, dhe vendosim nga një fetë proshute në secilën vrimë, dhe i thyejmë nga një ve mbi secilën prej tyre. E mbulojmë me foli, dhe i fusim në furrë për ti pjekur në 175  gradë celsius për 8 deri 10 minuta.

Në pjatë vendosim fetën e bukës pastaj mbi të përzierjen e proshutës dhe vezëve, dhe mbi të hedhim sosin.

Ju bëftë mirë!

Shikojeni videon e recetës: