Picë me vezë

Përbërësit:
6 vezë,
2 lugë me miell misri,
200ml qumësht,
200gr proshutë,
200gg kaçkavall të grirë,
ketchup,
ullinj,
rigon,
vaj,
kripë.

Përgatitja:
Rrihni vezët me qumësht, kripë dhe miell, e më pas i nxirrni në një tigan më të madh me vaj.

Në temperaturë të ulët i fërgoni në mënyrë që vezët të mpiksen vetëm pak dhe kthejeni omëletën në anën tjetër.

I hidhni proshutë, kaçkavall, ullinj, ketchup dhe rigon ose përzierje të erëzave për picë dhe kalojeni në pjatë.

Ju bëftë mirë!