Përbërësit:
250gr margarinë
1 gotë çaji sheqer pluhur
2 lugë gjelle kakao
1 ve
1 pecivë
1 sheqer vanille
3 gota të ujit miell
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit përzihen mirë dhe fitohet brumi të cilin e ndajmë në copa të vogëla dhe e formësojmë me duar duke e krijuar një vrimë në mes. Vendosen në furrë 30 minuta në temperaturë 170 gradë. Në fund ju hedhim sheqer pluhur sipër dhe vrimat i mbushim me nutella.
Ju bëftë mirë!