Lëng i shëndetshëm me spinaq dhe banane

Përbërësit:
1 tufë spinaq i ri,
1 banane,
1 karrotë,
1 jogurt pemësh sipas dëshirës,
1 gotë akull,
3 lugë mjaltë,

Përgatitja:
Spinaqi pastrohet dhe copëtohet në pjesë, karota pastrohet dhe grihet në rrathë. Të gjitha këto vendosen në blender dhe përzihen derisa të imtësohen mirë dhe pastaj shtohet akulli dhe mjalti dhe përzihet derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme.

Ajo që e karakterizon këtë recetë është se ka përbërës që mund t’i gjeni në çdo stinë të vitit. Për më tepër, pija është shumë e shëndetshme, për shkak të përbërësve krejtësisht natyral.