Gjoks pule me oriz dhe sos

Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj ulliri,
2 gjokse pule në feta,
Kripë dhe piper për shije,
1 lugë gjelle xhenxhefil,
2 gota + ¼ filxhan ujë,
1 filxhan oriz të bardhë i shpërlarë,
½ filxhan salcë soje (ose llojin që doni)
1 lugë gjelle uthull orizi,
¼ filxhan mjaltë,
2-3 lugë gjelle salcë domate djegës,
1 lugë gjelle miell misri,
1 enë brokoli,
1 enë karrota,
piper të kuq.

Udhëzimet:
1. Nxehim vajin e ullirit në një enë të thellë në temperaturë mesatare.
2. Shtojmë pulën, hedhim mbi të kripën, piperin dhe i lëmë për 8 minuta.
3. Shtojmë hudhër dhe xhenxhefil, i lëmë për 2 minuta derisa të marrë aromë.
4. Shtojmë 2 filxhanë ujë dhe oriz dhe i përziejmë.
5. Mbulojmë enën dhe vendosim ujin të vlojë.
6. E zbulojmë, trazojmë dhe reduktojmë temperaturën në minimum.
7. Shtojmë sosin e sojës, uthullën e orizit, mjaltin dhe salcën e domates. Përziejmë mirë.
8. Përziejmë ¼ filxhan ujë me mielli misri duke krijuar një masë. Shtojmë miellin e misrit në enë dhe përziejmë mirë, derisa salca të trashet. (3-4 minuta).
9. Zbukurojmë me qepë (opsionale) dhe e shërbejmë menjëherë. /pergatit.com

Ju bëftë mirë!

Për më shumë shikojeni videon nga Tasty: