muffins

Muffins me vezë, proshutë dhe djathë

Nëse jeni duke kërkuar për një recetë të shijshme, të lehtë dhe të shpejtë për të përgatitur përpara, atëherë këto muffins me vezë proshutë dhe djathë do të jenë vakti juaj i preferuar për mëngjes dhe drekë. Fëmijët dhe të rriturit do ta pëlqejnë!

Kjo recetë përmban vetëm 6 përbërës kryesorë dhe kripë e piper për shije.

Përbërësit:

  • 12 vezë
  • 1 Gotë të ujit qumësht
  • Pak kaçkavall
  • 150 g Proshutë
  • 1 lugë e mesme hudhër pluhur
  • 1 qepë e gjelbër e copëtuar
  • Krip dhe piper te zi sipas dëshirës

Përgatitja

  • Spërkatim tepsinë e muffins me vaj si dhe e ngrohim furrën në 350 gradë
  • Në një enë, përzieni vezët, qumështin, pluhurin e hudhrës dhe kripën dhe piperin për shije
  • Në fund të tepsisë e vendosim qepën e gjelbër, proshutën dhe djathin. Hedhim përzierjen e vezëve në pjesët e tepsisë së muffins duke i mbushur pothuajse deri në majë.
  • Piqeni për 30 minuta. Më pas, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për të paktën 10 minuta përpara se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë.