Gjëja më e mire për këtë recetë është se përgatitet shumë lehë dhe është shumë e shpejtë. Mund të përgatitet për mëngjes mirëpo nëse dëshironi mund ta përgatitni edhe për darkë.
Përbërësit:
- 5 vezë
- Një gotë uji krem pana
- 150 gr. proshutë në kube
- ½ qepë e re
- 1 qepë e grirë
- 2 thelpinj hudhra të grira
- Kripë dhe piper për shije
- ½ djathë mocarela e grirë
- 1/2 djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
- Paraprakishtë e ngrohim furrën ne 350 C.
- Vendoseni ne nje tigan pak vaj si dhe shtoni proshutën e prerë në kubikë dhe gatuajeni për 2-3 minuta.
- Përziejini hudhrat dhe qepët dhe ziejini edhe për 30 sekonda përpara se ta hiqni tiganin nga zjarri.
- Në një enë përzieni vezët dhe kremin e pana.
- Masën e vezëve e derdhim sipër mishit në tigan.
- Hedhni kripë dhe piper sipas shijes. Ndersa më pas i hedhim djathrat mocarela dhe kaçkavall.
- Vendoseni tiganin në furrë dhe piqni për 35-40 minuta derisa vezët të jenë gatuar dhe pjesa e sipërme të ketë filluar të skuqet. Lëreni të qëndrojë për disa minuta dhe më pas shërbejeni.
Ju bëftë mirë!