biskota

Biskota me çokollata M&M

Këto biskota me çokollata M&M janë shumë të shijshme dhe shumë të lehta për t’u përgatitur. Fëmijët tuaj do t’ju falënderohen.

Përbërësit:

  • Vaj për lyerje
  • 320 gr. sheqer ngjyrë kafe
  • 150 gr. gjalpë i shkrirë
  • 2 vezë të mëdha
  • 2 lugë ekstrakt i pastër vanilje
  • 1/2 lugë sodë buke
  • 1/2 lugë kripë
  • 240 gr. miell për të gjitha përdorimet
  • 170 gr. çipsa çokollate (chocolate chips)
  • 180 gr. çokollata M&M’s

Përgatitja:

  • Ngroheni furrën në 350°. Lyejeni tërësisht një enë pjekjeje me vaj. Si dhe mbi enë vendoseni nje letër të kuzhinës. Spërkateni me vaj edhe letrën.
  • Në një enë të madhe, rrihni sheqerin dhe gjalpin derisa sheqeri të tretet. Shtoni vezët një nga një derisa të përzihen mire e mirë, më pas hidhni vaniljen, sodën e bukës dhe kripën.
  • Duke përdorur një shpatull fleksibël, shtoni miellin, çokollatat e vogla dhe M&M deri sa të përzihen.
  • Brumin e vendosim në tepsi dhe e shtrijmë mirë.
  • Pjeken për 35 deri në 40 minuta. Më pas i lini të ftohen për 1 orë. Biskotën e prisni në katrorë dhe është gati për t’u shërbyer.

Ju bëftë mirë.