Shpesh neve na ndodh që t’i marrim ngrirësit (friz) tanë si të mirëqenë, dhe thjeshtë i hedhim artikujt ushqimorë aty dhe i harrojmë. Disa muaj më vonë kur kërkojmë diçka për darkë, thjeshtë e marrim dhe e shkrijmë pa e ditur se a është më i sigurt të hahet?
Kjo është një humbje e madhe ushqimi dhe parash, dhe kur bëhet fjalë për mish të shtrenjtë, është një marrëzi e pastër. Ju mund të habiteni kur të dini se mishi do të ruhet mirë për një kohë të gjatë.
Këto udhëzime të dobishme për kohën e ngrirjes në internet nuk kanë të bëjnë fare me sa kohë është e sigurt për të ngrirë mishin. Ato janë udhëzime se për sa kohë mishi e mban cilësinë e tij optimale, nuk ka të bëjë me sigurinë ushqimore.
Mishi mund të mbahet i ngrirë në mënyrë të sigurtë deri në epokën e ardhshme të akullit, por nuk do të ketë shije të mrekullueshme kur paraardhësit tuaj ta shkrijnë më në fund.
Ngrirja e ushqimit është një nga mënyrat më të sigurta për ruajtjen e tij, pasi procesi i ngrirjes ndalon rritjen e mikroorganizmave dhe ngadalëson aktivitetin e enzimës që çon në prishjen e ushqimit.
Ka disa udhëzime për të përfituar sa më shumë nga ngrirja e mishit:
Gjithmonë shkruani datën në paketimet e mishit përpara se t’i ngrini ato, atëherë nuk keni pse të mendoheni se sa kohë ka që është aty. Djegia gjatë ngrirjes është një tjetër problem me mishin. Ndodh kur lagështia avullon nga shtresa e jashtme e mishit, duke lënë ‘xhepa të thatë’ në inde.
Ju mund të dalloni kur mishi juaj është prekur nga ngjyra kafe-bardhë që ka. Nuk është e dëmshme, por nuk ka shije të mrekullueshme. Për të shmangur djegien e tillë nga ngrirja, është e rëndësishme të parandaloni ekspozimin ndaj ajrit.
Kështu që për ta ruajtur mishin tuaj në friz, mbylleni fort në një shtresë mbështjellëse plastike dhe më pas në një qese plastike ngrirëse të rimbyllshme me sa më shumë ajër të larguar prej tij.
Një mënyrë tjetër është të mbështillni mishin fort me mbështjellës ngjitës dhe më pas shtoni një shtresë shtesë letër alumini për më shumë mbrojtje. Mënyra më e mirë për të shkrirë mishin është ta vendosni të gjithë paketimin në frigorifer dhe ta lini të shkrihet gradualisht.
Prerjet e vogla mund të shkrihen në këtë mënyrë për rreth 24 orë, ndërsa copat më të mëdha mund të duhen disa ditë për t’u shkrirë plotësisht.
Sa gjatë mund të mbahet i ngrirë mishi, para se të konsumohet?
- Prushuta – 1 muaj
- Hot dogët, sallamet dhe salsiçet – 1-2 muaj
- Mishi për Hamburger – 3-4 muaj
- Steku – 6-12 muaj
- Bërxolla – 4-6 muaj
- Mishi i pjekur 4 muaj
- Pula e plotë dhe gjeldeti – 1 vit pula dhe 6 muaj copat e gjeldetit
Mishi i gatuar mund të ngrihet për 2-6 muaj, përveç copave të pulës të gatuara, të cilat mund të ruhen për 1-3 muaj. Një friz i pajisur dhe i organizuar mirë mund të jetë një shpëtimtar gjatë atyre ditëve kur nuk keni kohë. Vetëm sigurohuni që ta shkrini plotësisht mishin përpara se të gatuani.