supë me domate

Supë e shëndetshme me domate

Supa kremoze me domate ështe shumë e shëndetshme dhe shumë e lehtë të përgatitet. Përgatitet për 25 minuta, servohet e nxehtë si dhe kjo recetë shërbehet për 5 persona.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë
  • 1 thelb hudhër e grirë imët
  • 1 lugë gjelle sos domatesh
  • 400 gr domate të grira
  • Gjethe borziloku sipas deshirës
  • Pak sodë bukës
  • 600 ml qumësht

Përgatitja:

Shtojmë vajin e ullirit në një tigan të madh derisa të ngrohet, më pas hidhni qepën dhe hudhrën. Ziejini në nxehtësi të mesme derisa qepa të jetë zbutur, rreth 5 minuta. Përzieni sosin e domates, më pas hidhni domatet e grira dhe gjethet e borzilokut dhe lëreni të ziejë.

Ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë për rreth 15 minuta derisa të jetë e trashë dhe plot shije. Nëse ju pëlqen një supë e butë, përzieni përzierjen në këtë pikë për të formuar një salcë të butë.

Për të përfunduar supën, hidheni përzierjen e domates në një tigan. Më pas në një gotë të ujit hidhni sodën e bukës dhe 1 lugë gjelle qumësht ose më shumë. Përziejini së bashku derisa të mos ketë gunga, më pas këtë përzierje hidheni në përzierjen e domates dhe shtoni pjesen e mbetur të qumështin.

Lëreni të vlojë (përzierja do të shkumëzohet, por mos u shqetësoni – do të largohet). Ziejini lehtë për rreth 5 minuta derisa të jenë gati për t’u shërbyer.