pesto

Sallatë pule me pesto

Shërbejeni këtë sallatë pule me pesto dhe kuskus në gjethe marule për një darkë të shëndetshme. Me domate të thara dhe arra, ka shumë shije të mirë.

Përbërësit:

  • 50 gr kuskus
  • 2 lugë pesto
  • 2 lugë kos pa yndyrë
  • 200 gr gjoksë pule të zier
  • ½ gjethe borziloku të copëtuar
  • ½ tranguj të copëtuar
  • 2 domate të thara në vaj, të kulluara dhe të prera në feta
  • Marule
  • 2 lugë arra

Vendoseni kuskusin në një enë të madhe rezistente ndaj nxehtësisë dhe mbusheni me 100 ml ujë të vluar. Shtoni një lugë pesto dhe përzieni më pas mbulojeni dhe lëreni për 8 minuta.

Përzieni kuskusin me një pirun, më pas përzieni pjesën tjetër të pestos, kosin dhe pak erëza më pas hidhni mishin e pulës, borzilokun, kastravecin dhe domatet të gjitha së bashku në një enë.

Hidhni me lugë përzierjen e kuskusit në gjethet e marules mbi të shtojmë arrat dhe borzilokun. Dhe sallata është gati. Nëse e përgatitni, ju bëftë mirë!