Musak i shijshem turk

Gjellë që do t’i kënaqë edhe adhuruesit më të mëdhenj të mishit!

Përbërësit: 1kg kungullesha, 500gr patëllxhanë, 1 qepë, 2 speca, 2 patate, 500ml pure domatesh,
kripë dhe piper sipas dëshirës, pak vaj ulliri, një tufë kopër, një tufë majdanoz.

Përgatitja: Fillimisht qëroni kungulleshat dhe pritni në feta mesatare jo shumë të holla, më pas fërgojeni secilën nga to për disa minuta në vaj ulliri. Pastaj në një enë tjetër fërgoni qepën e grirë imët, patëllxhanin, specat dhe patatet duke i përzier mire me lugë në temperature mesatare.

Më pas tek perimet shtoni erëzat, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe më pas largojeni nga zjarri. Në një enë të përshtatshme për pjekje radhisni një radhë kungullesha dhe sipër shpërndajeni shtesën me patëllxhan.

Përsëriteni procedurën derisa të shpenzohet materiali dhe përfundojeni musakanë me një radhë kungullesha. Hidhni sipër gjithë purenë e domates (500ml pure domatesh) dhe futeni në furrë të nxehur. Kur lëngu të vlojë, gjella është e gatshme.

Musaka e përgatitur në këtë mënyrë shërbehet ma kopër dhe majdanoz të hedhur sipër, mirëpo sipas dëshirës mund të shtoni edhe kaçkavall të grirë në rende. Ju bëftë mirë!