Supë pule me xhenxhefil

Kjo recetë e shëndetshme kërkon vëmendje dhe njëkohësisht delikatesë në përgatitje.

Përbërësit: 80gr makarona për supë, 1 lugë vaj ulliri, ½ e qepës e grirë, 1 lugë xhenxhefil të grirë,
1 karotë e grirë, 2 lugë salcë soje, 2 kube supë pule, 1 thelb hudhre, 1 filxhan bizele, 50gr mish të bardhë të grirë të pulës, 1 filxhan qumësht soje, pak borzilok.

Përgatitja: Në një tenxhere të madhe nxehni vajin, më pas shtoni qepën dhe fërgojeni derisa të zbutet. Më pas shtoni xhenxhefilin dhe karotën dhe fërgojeni edhe pak, pastaj shtojeni edhe hudhrën. Pastaj në ujë të nxehtë tundni kuben e supës, hidheni në tenxhere dhe shtoni salcën e sojës, pastaj lëreni të vlojë.

Më pas shtoni mishin e pulës dhe bizelen dhe lëreni të vlojë. Ulni temperaturën dhe vazhdoni zierjen derisa mishi i pulës të zbutet. Shtoni makaronat dhe qumështin e sojës. Zieni derisa makaronat të zbuten dhe kur të jetë gati supa, përzieni mirë dhe më pas shërbejeni.

Një supë shumë e shijshme dhe e shëndetshme me plot vitamina, duhet ta përgatitni sa më shpesh. Ju bëftë mirë!