Dhëmbi i pjekurisë mund të jetë një dhimbje e tmerrshme. Dhe kur e mendon, këta dhëmbë nuk shërbejnë për asgjë. Besojeni apo jo, por këta dhëmbë mund të dalin në shumë vende të gabuara, sa që nuk ua merr mendja.
Por, ka disa njerëz fatlumë të cilët nuk përjetojnë kurrë dhimbje të dhëmbit të pjekurisë, pasi ai nuk iu del fare. Të njohur edhe si “zakoni i tretë”, dhëmbi i pjekurisë mori këtë emër për shkak të moshës kur shfaqen – mes 18 dhe 25 vjeç.
Ne në pergatit kemi gjetur disa përbërës shtëpiak për ata të cilët vuajnë nga dhimbja e dhëmbit të pjekurisë. Lista më poshtë mund të jetë e gjitha ajo që ju duhet në shtëpi, që ta ndaloni dhimbjen.
Ujë të ngrohtë me kripë
Kripa është dezinfektues natyral. Përzieni kripën me ujë të ngrohtë dhe shpërlajeni gojën me të. Kjo do t’ua lehtësojë menjëherë dhimbjen e dhëmbit. Mjekët shpesh e sugjerojnë këtë përbërës si ndihmën e parë në shtëpi. Duhet ta shpërlani gojën për disa minuta dhe ta përsërisni procesin 4-5 herë në ditë. Ky përbërës jo që vetëm është i thjeshtë por edhe shumë efektiv.
Pastë me sodë buke
Me dhimbjen e tmerrshme të dhëmbit të pjekurisë zakonisht vjen edhe ënjtja. Soda e bukës mund të jetë shpëtimi juaj në shtëpi. Thjeshtë shtojeni sodën në pastën tuaj të dhëmbëve dhe aplikojeni direkt në dhëmbin e pjekurisë. Kjo do të duhej t’ua lehtësonte dhimbjen brenda pak minutave.
Akull
Të gjithë e dimë se akulli është gjëja e parë që na shkon ndërmend për të shuar çdo lloj ënjtje. Thjeshtë merreni pak akull dhe vendoseni në anën e faqes ku keni dhimbje të dhëmbit. Përdoreni 15 minuta dhe pushoni 15 minuta, duke e përsëritur disa herë gjatë ditës.
Qeskat e çajit
Lloje të ndryshme të qeskave të çajit thuhet se largojnë dhimbjen e shkaktuar nga dhëmbi i pjekurisë. Çaji i zi zakonisht përshkruhet për përfitimet e dyfishta që ofron. Përderisa ngrohtësia e çajit ndihmon në reduktimin e ënjtjes, qeska e çajit e vendosur direkt në vendin ku dhemb dhëmbi redukton dhimbjen dhe nuk e lejon atë të zgjerohet.
Qepa
Për dikë mund të duket absurde, për shkak të erës, por qepa mund të shërojë dhimbjen e dhëmbit si një profesionist. Thjeshtë prejeni një pjesë të qepës që përshtatet mirë në gojë dhe vendoseni në zonën e dhëmbit që dhemb. Qepët kanë veti anti-inflamatore dhe anti-septike që ndihmojnë në largimin e baktereve nga goja dhe minimizimin e dhimbjes.
Keni vuajtur ndonjëherë nga dhimbja e shkaktuar nga dhëmbi i pjekurisë? Shpërndajeni këtë artikull me të tjerët, pasi dikush mund të jetë duke u përballur me një dhimbje të tillë dhe mund t’i ndihmoni.