Ndoshta e keni vërejtur se nganjëherë çorapet mund të lënë shenja të kuqërremta në kyçet tuaja. Nëse ndodh një herë apo dy, mund të jetë shenjë se llastiku që nuk i lejon çorapet të rrëshqasin poshtë është shumë i fortë.
Por nëse shenjat që i lënë çorapet janë të zakonshme, kjo mund të jetë një sinjal që trupi po jua dërgon juve se diçka nuk është në rregull. Ne në Pergatit e hulumtuam këtë dhe kuptuam se çfarë do të thotë kjo për shëndetin tonë.
Shtypja e lartë e gjakut
Nëse po përjetoni ndjenjë shqetësuese dhe fryrje të këmbëve, arsyeja mund të jetë grumbullimi i tepërt i lëngjeve në pjesën e poshtme të këmbëve.
Zakonisht, nuk ka dhimbje, por veshja e çorapeve mund të ju bëjë të ndiheni jo mirë. Shtypja e lartë e gjakut shkaktohet nga mbajtja e lëngjeve dhe e bën të vështirë për zemrën të transportojë gjakun në të gjithë trupin.
Trupi më pas përgjigjet duke mbajtur lëngjet që zakonisht rri në këmbë dhe shputa.
Venat varikoze
Kur venat në këmbë dobësohen, nuk mund ta kthejnë gjakun në zemër mjaftueshëm shpejtë. Pastaj gjaku kthehet në venat e këmbëve dhe shkakton ënjtje të dhimbshme. Kjo gjendje është një nga faktorët që kontribuojnë në venat me varice.
Nëse çorapet po ju lënë shenja në këmbë vazhdimisht, trupi juaj është duke u përpjekur t’ju dërgojë një sinjal që venat tuaja nuk po e lejojnë gjakun të shkojë përsëri në zemër.
Dehidratimi
Nëse trupi s’po merr ujë mjaftueshëm, mund të dëmtojë enët e gjakut. Venat e dëmtuara mund të fillojnë të krijojnë rrjedhje të vogla që bëjnë që të formohen lëngje përreth indeve.
Zakonisht këto lëngje grumbullohen rreth kyçeve dhe këmbëve. Shenjat e çorapeve që shfaqen rreth kyçit të këmbës mund të tregojnë se trupi juaj është i dehidratuar.
Efektet anësore nga ilaçet
Disa ilaçe mund të shkaktojnë gjithashtu ënjtje të pjesës së poshtme të këmbëve. Disa lloje të antidepresantëve dhe medikamenteve të tjera për shtypjen e gjakut mund të çojnë në ndjenjë të pakëndshme të këmbëve të ënjtura.
Disa lloje të kontracepsionit (veçanërisht ato të kontrollit të lindjes që përmbajnë estrogjen) mund të ndryshojnë nivelet e hormoneve në trupin e një gruaje dhe të shkaktojnë grumbullim të ujit dhe ënjtje të këmbëve. /Pergatit